Pekin, stërvitjet ushtarake rreth ishullit Tajvanit janë “të ligjshme, të domosdoshme dhe të arsyeshme”

Komanda e Zonës Lindore të PLA zhvilloi të martën stërvitje ushtarake ndaj subjekteve të ndryshme në ujërat në veri, jug dhe lindje të ishullit Tajvan.


Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Kinës tha të mërkurën se stërvitjet e fundit me shumë subjekte të kryera nga Ushtria Çlirimtare e Popullit Kinez(PLA) në ujërat rreth ishullit Tajvan janë plotësisht të ligjshme, të domosdomshme dhe të arsyeshme.

Zhang Xiaogang i bëri këto komente në përgjigje të një pyetjeje përkatëse në një konferencë shtypi.

Komanda e Zonës Lindore të PLA zhvilloi të martën stërvitje ushtarake ndaj subjekteve të ndryshme në ujërat në veri, jug dhe lindje të ishullit Tajvan.


Foto nga CMG

Të mërkurën, flota e aeroplanmbajtësit Shandong u dislokua për të simuluar goditje ndaj objektivave tokësore dhe detare në zonat në lindje të ishullit.

Zhang dënoi autoritetet e Tajvanit për kryerjen e pamatur të veprimeve provokuese për të kërkuar “pavarësinë e Tajvanit” dhe përshkallëzimin e tensioneve midis dy anëve të ngushticës së Tajvanit.

Stërvitjet ushtareke e PLA demonstruan vendosmërinë dhe vullnetin për të mbrojtur sovranitetin kombëtar dhe tërësinë territoriale, duke shërbyer si një kërcënim i fortë për separatistët që nxisin qëllimisht konflikte, tha zëdhënësi.


Foto nga CMG

Duke vënë në dukje se “pavarësia e Tajvanit” dhe paqja në ngushticë janë po aq të papajtueshme sa zjarri dhe uji, Zhang tha se ata që luajnë me zjarrin do të digjen vetë përfundimisht.

“Sa më shumë provokime të bëjnë, aq më shpejt do të përballen me vdekjen e tyre,” tha Zhang.

Zëdhënësi tha gjithashtu se disa vende – nëse vërtet dëshirojnë paqe dhe stabilitet në Ngushticë – duhet t’i përmbahen parimit të “një Kine” dhe të ndalojnë dërgimin e sinjaleve të gabuara për forcat pro “pavarësisë së Tajvanit”.


Zëdhënësi i diplomacisë kineze, Guo Jiakun/Foto nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës

Po të mërkurën, Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës deklaroi se akuzat nga disa vende dhe organizata ndaj stërvitjeve ushtarake rreth ishullit Tajvan janë të pabaza dhe shtrembërojnë të vërtetën, duke ndërhyrë në punët e brendshme të Kinës. Kështu u shpreh një zëdhënës i diplomacisë kineze, Guo Jiakun, duke shtuar që pala kineze shpreh pakënaqësi të thellë dhe kundërshtim të vendosur ndaj këtyre akuzave.

Ai vuri në dukje më tej që Kina nuk do të lejojë asnjë individ ose forcë për ta ndarë Tajvanin nga Kina në çfarëdo mënyrë, duke shtuar se Kina do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur sovranitetin dhe tërësinë e vet territoriale.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Malaj: Luftë evazionit, por korrektësi dhe transparencë ndaj qytetarëve e bizneseve

Ministri i Financave, Petrit Malaj, zhvilloi takime me drejtuesit rajonalë të administratës tatimore dhe doganore, me fokus diskutimin e objektivave…

Global 360

Bekim Sejdiu, kandidati i LVV-së dhe LDK-së për president të Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike të Kosovës kanë arritur marrëveshje për kandidatin për president të Kosovës dhe ai do të…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Malaj: Luftë evazionit, por korrektësi dhe transparencë ndaj qytetarëve e bizneseve

Ministri i Financave, Petrit Malaj, zhvilloi takime me drejtuesit rajonalë të administratës tatimore dhe doganore, me fokus diskutimin e objektivave…