Rama: Qendër e re kulturore dhe rekreative në vendlindjen e At Gjergj Fishtës

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Fishtë, Lezhë, në vendlindjen e At Gjergj Fishtës, ku hapi dyert një qendër e re kulturore dhe rekreative që i dedikohet jo vetëm kujtesës, por edhe jetës së gjallë të shpirtit krijues.


Kryeministri Edi Rama ishte sot në Fishtë, Lezhë, në vendlindjen e At Gjergj Fishtës, ku hapi dyert një qendër e re kulturore dhe rekreative që i dedikohet jo vetëm kujtesës, por edhe jetës së gjallë të shpirtit krijues.

Qendra e re kulturore dhe rekreative përfshin një hapësirë për programe rezidence artistike e letrare, ekspozita, sesione krijuese dhe aktivitete kulturore.

Kryeministri bëri të ditur se projekti nuk përfshin vetëm godinën por janë edhe 3 kilometra rrugë në një hapësirë rekreative që shkon te shtëpia ku ka jetuar Fishta.

Rama u takua po ashtu me familjarë të Fishtës dhe banorë të zonës me të cilët shkëmbeu batuta.

E ardhur nga Italia për këtë ceremoni, mbesa e Fishtës i shprehu kryeministrit mirënjohjen për realizimin e këtij projekti, i shumëpritur për familjarët dhe i premtuar për dekada, por që vetëm tani u realizua.

Qendra kulturore dhe rekreative përfshin hapësira të dedikuara për rezidenca artistike, sesione krijimtarie dhe ekspozime të artistëve vendas e të huaj. Ajo është e lidhur përmes një rruge këmbësore me shtëpinë ku ka jetuar At Gjergj Fishta, e cila është restauruar dhe është e hapur për vizitorët.

Investimi vjen pjesë e itinerarit Fishtian i cili përfshin vendet ku ka jetuar dhe shërbyer “At Gjergj Fishta dhe shërben si një ftesë për të zbuluar jetën dhe veprën e tij.

Projekti i Intenerarit Gjurmët Fishtiane përfshin restaurimin e Urës së Mesit, ndriçimin e Kalave të Durrësit dhe të Lezhës, muzealizimin e banesës ku Gjergj Fishta ka kaluar vitet e para te jetës si dhe ndërtimin e Hapësirës Memoriale ku besohet se ka lindur Gjergj Fishta në vendlindjen e tij.

Projekti i ri ka realizuar një godinë multifunksionale dhe një kullë muzeale në vendin ku thuhet se ka lindur Fishta. Godinat janë realizuar sipas projektit dhe aktualisht kanë përfunduar, së bashku me territorin e jashtëm. Godina e sheshtë multifunksionale është e mobiluar dhe synon të shërbejë si godinë për rezidencat letrare dhe organizime të ndryshme kulturore lidhur me librin dhe leximin.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Përfundimi i Lotit 2 i rrugës Papër – Ura e Grykshit, investim që rrit sigurinë rrugore

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga përfundimi i Lotit 2 të rrugës Papër – Ura e Grykshit në Elbasan,…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Përfundimi i Lotit 2 i rrugës Papër – Ura e Grykshit, investim që rrit sigurinë rrugore

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga përfundimi i Lotit 2 të rrugës Papër – Ura e Grykshit në Elbasan,…