Berisha në samitin e PPE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë në samitin e PPE që u mbajt në Podgoricë me fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij në samitin e PPE që u mbajt në Podgoricë me fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor, u shpreh sot se Partia Demokratike është plotësisht e përkushtuar ndaj integrimit në Bashkimin Evropian si interesi jetik kombëtar i shqiptarëve, si një proces që duhet të bazohet në meritë.

“Nëse e shohim Ballkanin Perëndimor përballë Bashkimit Evropian, askush nuk mund ta mohojë se koha ka ngadalësuar, është një ngadalësim i kohës. Por, në bindjen time të thellë, si një njeri që e ka ndjekur shumë me kujdes, jam i bindur se ky ngadalësim nuk vjen nga euroskepticizmi. Jo, ky ngadalësim nuk vjen nga kontradiktat, të cilat janë një realitet mes vendeve anëtare të BE-së. Ky ngadalësim vjen kryesisht nga brenda vetë vendeve të Ballkanit Perëndimor”, u shpreh Berisha në samit.

Berisha ftoi të pranishmit ta dëgjojnë si njeri që vjen nga opozita, ndërsa shumë prej tyre janë në qeveri. Sipas tij, Shqipëria po shkon drejt zgjedhjeve të përgjithshme në një situatë që nuk është parë kurrë më parë.

Berisha u ndal tek ai që e quan kanabizim të vendit, duke u shprehur se edhe aktualisht qeveria ka vendosur të mbjellë me kanabis 138 zona të mëdha.

“Pse? Kanabis për vota. Kanabis për vota! Por, me kalimin e kohës, këta njerëz shumë të pasur dhe që u pasuruan lehtësisht u bënë vendimmarrësit kryesorë në vendin tim. Ata vendosin për votat, për tenderat, për gjithçka në Shqipëri”, tha Berisha.

Sipas tij, në Shqipëri ekziston indeksi më i lartë i ndërtimit në Evropë.

“Problemi është se zoti që drejton qeverinë shfaqet në samite ndërkombëtare me atlete të bardha, flet si liberal për sportin, për pikturat. Por, brenda vendit, ai sillet si një diktator mizor. Në vitin e zgjedhjeve, ai arrestoi një nga një tre liderë të opozitës kryesore”, tha Berisha.

“Ai arrestoi dhe ende mbahet në burg një deputet të ri, një të ri të guximshëm, i cili guxoi të denonconte vëllain e Ministrit të Brendshëm, i cili ishte një figurë kryesore në Bolonjë dhe ishte dënuar në Itali me tetë vite burg për trafik droge”, vijoi Berisha.

Lexo më shumë nga

Rama takon komunitetin shqiptar në Miçigan, vlerëson rolin e diasporës

Kryeministri Edi Rama zhvilloi në Miçigan (Michigan) një takim me komunitetin shqiptar ku vlerësoi rolin dhe kontributin e diasporës shqiptare…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama takon komunitetin shqiptar në Miçigan, vlerëson rolin e diasporës

Kryeministri Edi Rama zhvilloi në Miçigan (Michigan) një takim me komunitetin shqiptar ku vlerësoi rolin dhe kontributin e diasporës shqiptare…