Balla: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE brenda mandatit të ri qeverisës të 11 majit

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, deklaroi se qeveria shqiptare pret që në vitin 2028 të nisë ratifikimi në parlamentet e shteteve anëtare të bllokut të marrëveshjes për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Europian.


Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, deklaroi se qeveria shqiptare pret që në vitin 2028 të nisë ratifikimi në parlamentet e shteteve anëtare të bllokut të marrëveshjes për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Duke prezantuar sot në disa komisione parlamentare dy projektligje që lidhen me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, Balla foli për pritshmëritë e qeverisë pas 11 majit.

“Vlen të theksoj se pritshmëritë e qeverisë shqiptare janë që brenda vitit 2027, pra brenda Krishtlindjeve të vitit 2027, ne të kemi përmbyllur marrëveshjen për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe gjatë vitit 2028 të fillojë ratifikimi i kësaj marrëveshjeje nga parlamentet e vendeve anëtare të Bashkimit Europian për ta kurorëzuar brenda mandatit tonë të ri qeverisës që buron nga 11 maji me përfundimin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian”, tha ai.

Balla prezantoi konkretisht projektligjin për Marrëveshjen e Facilitetit për Reforma dhe Rritje ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian dhe ndryshimet në ligjin mbi Agjencinë e Auditimit të Programeve të Asistencës së BE-së në Shqipëri.

Sa i takon marrëveshjes së “facilitetit”, Balla tha se është komplementare me instrumentet ekzistuese të para-anëtarësimit, si IPA, dhe synon të përshpejtojë reformat strukturore të vendit.

“Faciliteti do të mundësojë një financim prej 922 milionë eurosh, nga të cilat 264 milionë euro në formë granti dhe 658 milionë euro si hua, të cilat do të përdoren për mbështetjen e reformave dhe investimeve strategjike përmes Kuadrit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF),” deklaroi ai.

Ai gjithashtu bëri me dije se Shqipëria ka dorëzuar tashmë kërkesën e parë për disbursimin e 7% të fondeve, në vlerën 64.5 milionë euro, duke hapur rrugën për zbatimin e masave të parashikuara.

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, prezantoi edhe projektligjin për ndryshimet në ligjin mbi Agjencinë e Auditimit të Programeve të Asistencës së BE-së në Shqipëri. Sipas Ballës, ky projektligj synon të rrisë transparencën dhe efektivitetin në menaxhimin e fondeve evropiane.

“Ndryshimet ligjore synojnë të adresojnë mospërputhjet me rregullat e BE-së dhe praktikat më të mira ndërkombëtare, veçanërisht në ndarjen e kompetencave mes Drejtorit të Përgjithshëm dhe Këshillit Mbikëqyrës. Sipas Marrëveshjeve Kuadër IPA, Drejtori i Përgjithshëm duhet të ketë autonomi të plotë vendimmarrëse, ndërsa Këshilli Mbikëqyrës duhet të mbetet një organ këshillimor, pa ndërhyrje në menaxhimin e përditshëm të Agjencisë,” theksoi ai.

Balla theksoi se ky riorganizim është i domosdoshëm për të garantuar një proces auditimi të pavarur dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare. Ai u bëri thirrje deputetëve ta mbështesin këtë reformë, e cila do të rrisë besueshmërinë e institucioneve shqiptare dhe integritetin e menaxhimit të fondeve të BE-së.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha: Paketa ligjore kundër dhunës synon mbrojtjen e rendit publik, të miturve u ofrohet ndihmë juridike falas

Zëvendësministrja e Drejtësisë, Elona Hoxha sqaroi sot ndryshimet ligjore të propozuara nga qeveria për të parandaluar aktet e dhunës gjatë…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Paketa ligjore kundër dhunës synon mbrojtjen e rendit publik, të miturve u ofrohet ndihmë juridike falas

Zëvendësministrja e Drejtësisë, Elona Hoxha sqaroi sot ndryshimet ligjore të propozuara nga qeveria për të parandaluar aktet e dhunës gjatë…