Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Deputetët qoftë edhe me një mandat, në listën e hapur të PS

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste konfirmoi sot se parimi themelor i listës së PS-së për zgjedhjet e 11 majit do të jetë që asnjë deputet që ka marrë qoftë edhe një mandat nga PS nuk do të jetë në listën e mbyllur.


Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste konfirmoi sot se parimi themelor i listës së PS-së për zgjedhjet e 11 majit do të jetë që asnjë deputet që ka marrë qoftë edhe një mandat nga PS nuk do të jetë në listën e mbyllur.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Rama theksoi se i njëjti parim vlen edhe për sa i përket deputeteve gra.

“Për sa i përket deputeteve po shkojmë drejt të njëjtit princip, por do të shikojmë deri në fund si do të materializohet. Të gjitha deputetet që kanë një mandat do të jenë në fushë. Kjo për faktin se me sistemin e ri që kemi, gara është e balancuar. Burrat garojnë me burrat, gratë garojnë me gratë”, theksoi Rama.

Kryeministri tha se akoma nuk është përmbyllur i gjithë procesi i hartimit të listave të kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit, e cila do të përmbyllet në kryesinë e PS-së.

Ndërkohë Rama i bëri thirrje kujtdo që nuk pranon të jetë në listën e hapur që t’ja komunikojë këtë gjë drejtuesit politik në qark.

“Parimi themelor i listës së re do të jetë që asnjë deputet në gjininë mashkullore që ka marrë qoftë edhe një mandat nga PS nuk do të jetë në listën e mbyllur. Është e drejta e kujtdo që për arsye të ndryshme nuk do të jetë në listën e hapur të na e thotë më parë”, tha Rama.

Sipas tij, “parimisht luftën duhet ta bëjnë të parët ata që kanë më shumë eksperiencë dhe që kanë marrë më shumë nga votuesit dhe PS”.

Rama theksoi se në listën e hapur do të ketë edhe plot të rinj dhe të reja.

Ndërkohë, kryeministri u ndal te përfaqësimi në listë i drejtuesve politikë në qarqe.

“Unë e kam shprehur dhe e kam thënë që drejtuesit politik duhet të jenë në listën e hapur. Problemi që ka argumenti im është se kjo do të çorodiste gjithë procesin sepse nuk do të lejonte asnjë barazi shansesh në garë. Nga ana tjetër nuk do të garantonte asnjë lloj drejtimi të vërtetë politik të garës, të ndeshjes”, theksoi Rama.

Kjo, sipas Ramës, sepse drejtuesit politikë do të ishin të fokusuar për të marrë vota për vete dhe me një status më të veçantë do të krijonin pabarazi në detyrë dhe do të çorientohej gjithë skuadra.

“Ndërkohë që skuadrat duhet të jenë superkompakte dhe duhet të kenë drejtim politik dhe drejtuesit politik duhet të garantojnë që gjithë kandidatët për deputetë që janë në garë të kenë një hapësirë të barabartë. Asnjë drejtues politik nuk besoj kurrë që mund të futet në preferenca se për kë duhet të votojnë anëtarët e PS-së dhe qytetarët”, tha Rama.

Lexo më shumë nga

Kuvendi, aktivitet kushtuar kontributit të grave në shoqërinë shqiptare

Nën kujdesin e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, në Pallatin e Brigadave u organizua një mbrëmje e veçantë…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kuvendi, aktivitet kushtuar kontributit të grave në shoqërinë shqiptare

Nën kujdesin e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, në Pallatin e Brigadave u organizua një mbrëmje e veçantë…