Spahiu në Asamblenë Parlamentare të Mesdheut: Mbështetje Shqipërisë në rrugëtimin drejt BE-së

Kryetarja e Delegacionit të Përhershëm të Kuvendit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të Mesdheut (PAM), Klodiana Spahiu dhe deputeti Laert Duraj, anëtar i delegacionit kanë marrë pjesë në Sesionin Plenar të 19-të të PAM, i cili u zhvillua gjatë datave 20-21 shkurt në Romë, Itali.


Kryetarja e Delegacionit të Përhershëm të Kuvendit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të Mesdheut (PAM), Klodiana Spahiu dhe deputeti Laert Duraj, anëtar i delegacionit kanë marrë pjesë në Sesionin Plenar të 19-të të PAM, i cili u zhvillua gjatë datave 20-21 shkurt në Romë, Itali.

Përgjatë punimeve të ditës së parë u zhvilluan votimet për zgjedhjen e Presidentit të ri të PAM, Giulio Centemero dhe anëtarësisë së Byrosë së Asamblesë, të mandatuar për periudhën 2025-2027.

“Diskutimet e ditës së parë theksuan rolin dhe misionin e kahershëm që ka Asambleja Parlamentare e Mesdheut për arritjen e paqes dhe prosperitetit, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe në veçanti, u theksua se politika duhet të ndjekë drejtësinë, një komponent thelbësor i paqes, ndërsa lufton kundër shtypjes së saj”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Deputetja Spahiu gjatë fjalës së saj vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të vendeve anëtare të BE-së brenda PAM për Shqipërinë në rrugëtimin drejt integrimit europian, si dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes parlamenteve për të kontribuar në forcimin e bashkëpunimi ekonomik, politik, arsimor dhe kulturor mes vendeve të Mesdheut.

“Nuk besoj se ka një organizatë tjetër rajonale që bashkon parlamente të shteteve të tre kontinenteve dhe popujve të kaq shumë kulturave, qytetërimeve, gjuhëve dhe pasurive shpirtërore që lulëzojnë këtu në Mesdhe, në djepin e kulturës botërore. Lehtësimi i dialogut midis qytetërimeve, respektimi i të drejtave të njeriut, bashkëpunimi ekonomik, social e mjedisor si edhe në fushën e sigurisë, për të cilat po diskutojmë në këtë sesion, përbëjnë çështje themelore jo vetëm për rajonin e Mesdheut, por edhe për kontinentet që bashkohen në këtë rajon”, u shpreh Spahiu.

Sipas njoftimit të Kuvendit, gjatë ditës së dytë të takimit u miratuan rezolutat e Komisionit mbi Politikat dhe Bashkëpunimit mbi Sigurinë, si dhe u vlerësua fakti që PAM në dhjetor të vitit 2024, mori Presidencën e Mekanizmit Koordinues për Asambletë Parlamentare kundër Terrorizmit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, si dhe u vlerësuan inisiativat që PAM ka zbatuar dhe do të trajtojë këto fenomene, me mbështetjen e partnerëve të saj strategjikë rajonalë dhe ndërkombëtarë.

Rama: Do të jem në krye të detyrës deri në ditën e fundit të kontratës me njerëzit e zakonshëm

Kryeministri Edi Rama u drejtoi sot qytetarëve shqiptarë një mesazh mbi ecurinë e ekonomisë dhe zhvillimin e vendit, si dhe…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Do të jem në krye të detyrës deri në ditën e fundit të kontratës me njerëzit e zakonshëm

Kryeministri Edi Rama u drejtoi sot qytetarëve shqiptarë një mesazh mbi ecurinë e ekonomisë dhe zhvillimin e vendit, si dhe…