“Paketa e maleve”, Shalsi: Emigrantët, interes për investime

Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Eduard Shalsi deklaroi sot se shqiptarët që jetojnë jashtë vendit e shohin me interes “Paketën e Maleve”, të prezantuar nga qeveria së fundmi.


Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Eduard Shalsi deklaroi sot se shqiptarët që jetojnë jashtë vendit e shohin me interes “Paketën e Maleve”, të prezantuar nga qeveria së fundmi.

“Gjatë takimit me emigrantët në Angli, kam takuar shqiptarë që kishin investuar në Angli, por mezi prisnin të kuptonin “paketën” dhe të shikonin kushtet për të investuar në Shqipëri”, tha Shalsi gjatë diskutimit të projektligjit në Komision.

Shalsi tha se synimi është tërheqja e investimeve dhe nxitja e zhvillimit ekonomik.

“Sidomos në pjesën e veriut, ku nuk ka funksionuar ligji 7501, ka pronarë të njohur, individë që kanë trashëguar prona, por nuk kanë mundësi t’i posedojnë. Përmes këtij ligji po synohet që këto prona të njohura nga komuniteti t’u vihen në dispozicion, cilitdo shqiptari që kërkon të bëjë një investim. Disa mund të jenë prona shtetërore ose jo”, tha ai.

Nga ana e saj, opozita ngriti shqetësime për këtë projektligj, sa i përket ndërhyrjes në kompetencat e pushtetit vendor apo përcaktimin e asaj se cilat quhen zona malore.

“Banorët e zonave malore e kanë parë se sa i interesuar ka qenë shteti për zhvillimin e turizmit malor. Ato që kanë ngritur ata është vetëm në sajë të punës së tyre. U kujtua para zgjedhjeve, teksa i kishte harruar për 12 vite. Duket si premtim elektoral për disa klientë të qeverisë, pasi përfundoi me zonat bregdetare. Është çështje edhe e dëmtimit të ekosistemit, zonave të mbrojtura dhe naturës së virgjër që tërheq shumë e shumë turistë”, tha deputetja e PD-së Emilja Koliqi.

Por kreu i Komisionit siguroi se përmes p/ligjit i krijohet mundësi pushtetit vendor të përfshihet në proces dhe se “Paketa e maleve” nuk ishte për votues të djathtë apo të majtë, por i shërbente zhvillimit të zonave malore.

“Paketa e Maleve” u prezantua nga zëvendësministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Klajdi Musabelliu.

Projektligji “Për paketën e maleve” ka për qëllim t’u japë zgjidhje ligjore specifikave që paraqet situata aktuale me pasuritë e paluajtshme shtetërore në zonat malore.

Projektligji ka për qëllim nxitjen dhe tërheqjen e investimeve për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë në ato zona malore, të cilat, për shkak të burimeve natyrore, trashëgimisë së pasur kulturore apo tërësisë së aktiviteteve në natyrë që ofrojnë, konsiderohen si zona të një rëndësie të veçantë me përparësi zhvillimin malor dhe kanë nevojë për mbështetje të posaçme, me qëllim rimëkëmbjen ekonomike, nxitjen e punësimit, përmirësimin e kushteve të jetesës dhe shfrytëzimin me eficiencë të burimeve të natyrës, mbrojtjes së ekosistemit dhe vlerave territoriale.

Gjithashtu, projektligji ka për qëllim kalimin e pronësisë mbi pasuritë shtetërore në këto zona, të poseduara pa titull pronësie prej subjekteve private, në funksion të zhvillimit të tyre.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Begaj dekreton 9 majin 2027 për zgjedhjet vendore

Presidenti Bajram Begaj dekretoi datën 9 maj 2027 për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj dekreton 9 majin 2027 për zgjedhjet vendore

Presidenti Bajram Begaj dekretoi datën 9 maj 2027 për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.