Rama: Financim 250 milionë euro për bizneset me fokus bujqësinë

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në tryezën e diskutimit të organizuar nga Banka e Shqipërisë mbi financimin në bujqësi


Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në tryezën e diskutimit të organizuar nga Banka e Shqipërisë mbi financimin në bujqësi, ku përmes një instrumenti bankar me një linjë financimi prej 250 milionë euro do të mbështeten investimet në serra, agropërpunim, peshkim, akuakulturë, agroturizëm, inovacion teknologjik në shërbim të zhvillimit rural.

Në fjalën e tij kreu i qeverisë u shpreh se, ky është një proces që ka nisur disa kohë më parë dhe sot kurorëzohet në mënyrën më inkurajuese dhe më optimiste me vendimin e Bankës së Shqipërisë për të hapur një linjë të re inovative financimi prej 250 milionë eurosh për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme me fokus te bujqësia dhe marrëveshjen e nënshkruar mes Bankës Qendrore dhe bankave të nivelit të dytë për ta jetësuar këtë linjë financimi në funksion të projekteve, të investimeve në sektorin e bujqësisë, në radhë të parë.

Rama theksoi se, “ky është një hop i madh cilësor, shumë premtues për sektorin dhe për vendin, duke pasur parasysh dy gjëra. Së pari, që ne kemi vendosur një objektiv tejet ambicioz që në Shqipërinë 2030 eksportet bujqësore të arrijnë në 1 miliard euro. I kemi katërfishuar, sepse sot jemi mbi 500 milionë euro eksporte, ndërkohë kishim pak më shumë sesa 100 milionë euro kur kemi marrë detyrën, dhe arritja e objektivit prej 1 miliard eurosh kërkon një fuqi të shtuar të sektorit, një fuqi të shtuar të fermerëve dhe kjo fuqi e shtuar do të vijë përmes investimeve dhe përmes rritjes së volumit të sipërmarrjes në fshat”.

Por, nga ana tjetër, shtoi Rama, është e domosdoshme edhe për Shqipërinë anëtare të Bashkimit Evropian, ku theksoi ai, “sfida e konkurrencës dhe sfida e përshtatjes me rregulla dhe me standarde edhe më të larta është një sfidë shumë e madhe”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Nufi: Shqipëria, aktive në forcimin e bashkëpunimit brenda NATO-s

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mori pjesë në Forumin për të ardhmen e Atlantikut të Veriut 2026, që zhvillohet në…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Shqipëria, aktive në forcimin e bashkëpunimit brenda NATO-s

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mori pjesë në Forumin për të ardhmen e Atlantikut të Veriut 2026, që zhvillohet në…