Financimi në bujqësi, Rama: Investimet në sera dhe agropërpunim prioritet

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në tryezën e diskutimit të organizuar nga Banka e Shqipërisë mbi financimin në bujqësi


Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në tryezën e diskutimit të organizuar nga Banka e Shqipërisë mbi financimin në bujqësi, ku përmes një instrumenti bankar me një linjë financimi prej 250 milionë euro do të mbështeten investimet në sera, agropërpunim, peshkim, akuakulturë, agroturizëm, inovacion teknologjik në shërbim të zhvillimit rural.

Kreu i qeverisë theksoi se ulja e kërkesave për kolaterale do të bëjë më të lehtë për bankat të ofrojnë kredi për sektorin bujqësor.

“70%-shi i ulur i kërkesave për kolaterale do të jetë një lehtësim i madh për bankat, që në mënyrë të përsëritur në takimet tona e kanë bërë të qartë të paktën për mua gatishmërinë për të mbështetur por, edhe nevojën për tu mbështetur, pasi flasim për një sektor që është shumë i ekspozuar ndaj rrisqeve që kanë të bëjnë me të gjithë befasitë klimatike, përveç të gjitha të tjerave, befasi që janë shtuar shumë kohët e fundit”.

“Është kthyer në një karakteristikë rënia e volumeve të reshjeve të përqendruar në një kohë shumë të shkurtër dhe të barabarta me volumet e reshjeve që dikur shtriheshin 1-2-3-4 muaj që e bën shumë problematik këtë raport mes garancisë së një investimi edhe rriskut”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë shtoi se “duke pasur parasysh edhe eksperiencën edhe dijen edhe vullnetin e qartë për këtë bashkëpunim unë jam i bindur që ne do të bëjmë një histori të re suksesi ku të gjithë do të dalin të fituar edhe ata që do të investojnë edhe ata që do të financojnë edhe vendi në tërësi që do të marrë shumë të tepër mbrapsht nga kjo përpjekje e përbashkët”.

Rama nënvizoi po ashtu se “investimet në sera për ne janë prioritet, ministrja e theksoi është rritur në mënyrë të ndejshëm masa e territorit të mbuluar nga sera, potenciali është për shumë më tepër, nevoja është për shumë më tepër edhe kërkesa është për shumë më tepër”

Prioritet theksoi Rama është edhe “investimi në agropërpunim”.

“Kemi shumë nevojë për të përpunuar produkte në vend dhe për të rritur volumin e krijuar nga zinxhir i vlerës brenda vendit”, u shpreh Rama.

Rama shtoi po ashtu se “që kemi shumë nevojë edhe për dijen në raport me konkurueshmërinë në tregje dhe këtu do të stimulojmë sa kemi mundësi platformat inovative duke përdorur teknologjinë”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Spahiu: Bonus mujor për fëmijët deri në 5 vjeç, 480 milionë lekë për zgjerimin e shërbimeve sociale në territor

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, bëri të ditur se në projektbuxhetin e vitit 2027 janë parashikuar 50…

Global 360

Herzog mandaton Gadi Eisenkot për formimin e qeverisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, pritet t’i japë politikanit të opozitës, Gadi Eisenkot, mandatin për formimin e qeverisë së re

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Spahiu: Bonus mujor për fëmijët deri në 5 vjeç, 480 milionë lekë për zgjerimin e shërbimeve sociale në territor

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, bëri të ditur se në projektbuxhetin e vitit 2027 janë parashikuar 50…