Tabaku për primaret: Duhet konkurrencë e shëndetshme brenda partisë

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku thotë se debati brenda partisë mbi zhvillimin e ‘primareve’ për të përzgjedhur kandidatët për deputet për zgjedhjet e 11 majit, i shërben forcimit të partisë.


Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku thotë se debati brenda partisë mbi zhvillimin e ‘primareve’ për të përzgjedhur kandidatët për deputet për zgjedhjet e 11 majit, i shërben forcimit të partisë.

Tabaku tha në një intervistë për “Zërin e Amerikës” se është pro mbajtjes së tyre e konkurrencës në përgjithësi, sa kohë që ajo është e shëndetshme.

Ajo shton se i takon kryesisë të marrë vendimet e përshtatshme për organizimin e primareve, por duke ruajtur një balancë mes konkurencës së ndershme dhe punës që gjithsecili bën në terren.

Gjatë intervistës për Zërin e Amerikës zonja Tabaku flet dhe mbi pritshmëritë e Partisë Demokratike nga vota e diasporës, nga e cila siç thotë ajo, opozita pret rrotacion politik.

Tabaku ishte e pranishme në Kongresin Amerikan në një forum mbi sigurinë, që i shërbeu për të parë dhe qasjen e administratës së re Trump, ndaj Evropës e Ballkanit.

“Fokusi, debatet dhe diskutimet me ligjvënës amerikanë apo në ambjente të ndryshme, është tek reformimi i ndihmës së huaj. Është fakti që tashmë kemi një realitet tjetër dhe duket që ky realitet tjetër është sigurisht duke ndryshuar edhe përparësitë, sa i përket ndihmës për vendet e huaja”, theksoi ajo.

E pyetur në lidhje me debatet në Partinë Demokratike, Tabaku u shpreh se do të ishte keq nëse PD nuk do të prodhonte.

“Në fakt, ndryshe është kundërshtari që kemi një ushtri që nuk merret vesh se çfarë po ndodh. Unë nuk do ta quaja debat që ka krijuar konflikt, se në fakt mbas asaj që ka kaluar Partia Demokratike këto tre vitet e fundit, këto proçese më duket sikur e forcojnë. Unë jam për një konkurrencë, patjetër që jam për një konkurrencë, për sa kohë që ajo është e shëndetshme dhe për sa kohë që ajo shërben për të dhënë një frymë edhe tek njerëzit”, u shpreh ajo.

“Përmes primareve, përmes instrumenteve të ndryshme. Sigurisht që i takon kryesisë për të marrë vendimet e përshtatshme për organizimin e tyre, por besoj se duhet ruajtur një balancë mes kësaj konkurence të ndershme dhe punës që ne duhet të bëjmë në terren, punës që duhet të bëjmë me diasporën. Duke pas si objektiv kryesor për ta bërë ekipin e Partisë Demokratike sa më të mirë dhe sa më konkurrues përpara elektoratit. Por ne duhet të ruajmë balancën edhe me garën që ne kemi me kundërshtarin”, tha Tabaku.

Deputetja demokrate foli edhe për votimin nga jashtë.

“Ne do të kemi takime në Miçigan, Nju Jork, Nju Xhersi, Konektikat gjatë ditëve në vazhdim dhe unë kam mesazhe të jashtëzakonshme nga njerëzit që janë të dëshiruar të marrin pjesë. Diskutimi që po bëhet sot lidhet me dokumentet e identifikimit. A mundet dikush që ka pasaportë amerikane dhe është shqiptar që të votojë apo jo? Për mua është antikushtetuese në qoftë se një shqiptari i jep të drejtën të votojë, që është jashtë dhe një shqiptari tjetër nuk ia jep këtë të drejtë. Jemi duke u siguruar që të marrim masat që të ketë një ndërgjegjësim për votim. Është hera e parë që e provojmë. Por jam e sigurtë që rrotacioni (politik) është në dorën e diasporës dhe mundet që këtë rrotacion ta sjellë diaspora”, vuri në dukje ajo.

VOA

Lexo më shumë nga

Forumi Ekonomik i Tiranës, Spiropali: Korridori VIII, hapësirë e sigurt për tregti dhe investime

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali deklaroi sot në Forumin Ekonomik të Tiranës, pas përfundimit të Ministerialit…

Global 360

Pavlov: Korridori VIII, katalizator për investime në logjistikë

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Nikolay Pavlov, deklaroi sot se në mjedisin gjeopolitik, ndërlidhja mes vendeve dhe transporti…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Forumi Ekonomik i Tiranës, Spiropali: Korridori VIII, hapësirë e sigurt për tregti dhe investime

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali deklaroi sot në Forumin Ekonomik të Tiranës, pas përfundimit të Ministerialit…