Proda në analizën vjetore të Policisë në Fier dhe Vlorë: Prioritet, hetimi i krimeve zgjedhore

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, së bashku me drejtorët e departamenteve të Policisë Kriminale, Rendit dhe Sigurisë Publike, si dhe të Kufirit dhe Migracionit, morën pjesë në analizat vjetore të punës së strukturave policore në qarqet Vlorë dhe Fier.


Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, së bashku me drejtorët e departamenteve të Policisë Kriminale, Rendit dhe Sigurisë Publike, si dhe të Kufirit dhe Migracionit, morën pjesë në analizat vjetore të punës së strukturave policore në qarqet Vlorë dhe Fier.

Në analizat vjetore ishin të pranishëm drejtuesit e Prokurorive respektive, të Gjykatave dhe të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH).

Proda, në të dyja analizat e punës në Vlorë dhe Fier, vlerësoi angazhimin e strukturave policore gjatë vitit 2024 për përballimin me sukses të sezonit turistik, duke siguruar një sezon pa asnjë incident me turistët, intensifikimin e punës për parandalimin e kultivimit të kanabisit, çka solli një ulje të ndjeshme të rasteve krahasuar me vitet e mëparshme, si dhe reagimin në kohë për trajtimin e çështjeve të adresuara nga qytetarët.

Proda vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin e mirë me Prokuroritë respektive dhe inkurajoi drejtuesit e rinj të strukturave policore që të forcojnë më tej këtë bashkëpunim, jo vetëm me agjencitë ligjzbatuese, por edhe me qytetarët, të cilët janë aleati më i rëndësishëm për përmbushjen e misionit të Policisë së Shtetit.

“Pavarësisht sfidave të shumta, viti 2025 duhet të shënojë përmirësim të treguesve të punës, me angazhimin maksimal të drejtuesve të strukturave policore dhe fokus të veçantë në parandalimin e krimeve kundër personit. Prioritet do të jetë sigurimi i informacionit për çdo person me precedent kriminal, si dhe rihapja dhe zbardhja e ngjarjeve të vjetra kriminale, të cilat shpesh janë dhe burim për ngjarje të reja. Sigurimi i inteligjencës policore dhe hetimet proaktive janë thelbësore për goditjen e kultivimit, prodhimit dhe shitjes së kanabisit dhe drogave të forta, si dhe për luftën kundër krimeve ekonomike e financiare dhe trafiqeve të paligjshme,” tha ai.

Një tjetër çështje ku u ndal Proda ishte rëndësia e njohjes së gjuhës angleze nga punonjësit e Policisë Rrugore, të Patrullave të Përgjithshme dhe të Policisë Kufitare në pikat e kalimit, duke e konsideruar këtë si një domosdoshmëri për përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve dhe turistëve.

Duke pasur parasysh rritjen e vazhdueshme të numrit të vizitorëve të huaj dhe rolin e policisë si kontakti i parë me ta, ai ka kërkuar të merren masa për të mundësuar ndjekjen e një kursi bazë të gjuhës angleze për punonjësit e këtyre strukturave.

Në këtë kuadër, Akademia e Sigurisë do të shtojë orët mësimore të gjuhës angleze për Kolegjin e Policisë dhe do të ofrojë orë suplementare për studentët e Fakultetit për Hetimin dhe Sigurinë.

Drejtori i Përgjithshëm ka qenë i prerë në porositë për zbatimin me korrektësi dhe paanshmëri të ligjit zgjedhor nga ana e punonjësve të Policisë, të cilët duhet të jenë të distancuar nga çdo ndikim apo veprimtari me karakter politik dhe të fokusohen në përmbushjen e detyrave, duke garantuar rendin dhe sigurinë përgjatë fushatës zgjedhore. Cilido që cenon imazhin e Policisë së Shtetit do të largohet menjëherë nga radhët e saj.

Në vijim, Proda kërkoi nga strukturat e hetimit të krimit që krahas hetimit të paligjshmërive, prioritet të kenë dhe krimet zgjedhore.

Drejtuesit e Prokurorive respektive vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm mes Drejtorive Vendore të Policisë dhe Prokurorive dhe siguruan Drejtorin e Përgjithshëm se ky bashkëpunim do të konsolidohet më tej.

Ata theksuan se rritja e cilësisë së punës hetimore dhe operacionale do të jetë prioritet në luftën kundër krimit të organizuar, krimit të rrugës dhe çdo paligjshmërie që cenon jetën, shëndetin dhe pronën e qytetarëve.

Burimi ATSH

Spiropali, takim me Ahmetin dhe Taravarin: Mbështesim angazhimin konstruktiv të subjekteve politike shqiptare

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ndërsa po zhvillon vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, u takua…

Global 360

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Spiropali, takim me Ahmetin dhe Taravarin: Mbështesim angazhimin konstruktiv të subjekteve politike shqiptare

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ndërsa po zhvillon vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, u takua…