Trajnimi i rekrutëve të rinj të Ukrainës, tetë ushtarakë shqiptarë pjesë e misionit në Mbretërinë e Bashkuar

Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për pjesëmarrjen në operacionin ushtarak ndërkombëtar “Interflex” në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut të 8 ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.


Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për pjesëmarrjen në operacionin ushtarak ndërkombëtar “Interflex” në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut të 8 ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Sipas vendimit të miratuar në mbledhjen e sotme, misioni është trajnimi i rekrutëve të rinj të Ukrainës, komandantëve të skuadrave deri në nivel toge për përdorimin e armëve të këmbësorisë, të xhenios, dhënien e ndihmës së parë, lidership, luftë në qendra të banuara dhe taktikë.

Venddislokimi është në bazën Wretham, Norfolk, Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut.

Kohëzgjatja e këtij misioni është 1 vit, afat që fillon të llogaritet nga data e dërgimit të personelit të parë në mision.

Periudha e qëndrimit në mision, për çdo përfaqësues, është me sistem rotacioni në çdo 6 muaj, periudhë së cilës i shtohen edhe ditët e qëndrimit për ndërrimin me kontingjentin e radhës (marrje dhe dorëzim detyre, vonesa të transportit strategjik).

Ministria e Mbrojtjes, për ushtarakët pjesëmarrës në këtë operacion, përballon shpenzimet për: dieta për ditët e qëndrimit, në masën 12 000 lekë në ditë, përveç pagës mujore; sigurimin e jetës; siguracionin shëndetësor jashtë zonës së operacionit; mbështetjen shëndetësore; shërbime interneti; transportimin e individëve të shkëputur nga misioni për në atdhe, në rast vdekjeje, sëmundjeje ose thyerje disipline; aktivitete social-kulturore, në rastet e festave kombëtare, gjatë kohës së kryerjes së misionit; çdo shpenzim tjetër për mbarëvajtjen e kryerjes së operacionit.

Transporti i personelit, që shërben në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, ndërsa nis, ndryshon dhe përfundon detyrën për t’u kthyer në Shqipëri, mbështetja shëndetësore, akomodimi, ushqimi dhe lavanderia përballohen nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes, me përjashtim të rasteve, ku do të arrihet nënshkrimi i marrëveshjes dy- ose shumëpalëshe, ku pala tjetër merr përsipër përballimin e këtyre shpenzimeve.

Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes.

Për zbatimin e vendimit ngarkohet ministri i Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Vijojnë punimet në Kalanë e Borshit, do të hapet si sit i ri muzeal

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ndau pamje nga punimet në Kalanë e Borshit, që do të hapet…

Global 360

Konjufca në Forumin e Diplomacisë në Antalia, thekson mbështetjen e Turqisë dhe dialogun rajonal

Në kuadër të Forumit të Diplomacisë në Antali, kryediplomati kosovar, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në takimin e ministrave të…

Diplovista

Pirdeni: Prioritet angazhimi i diasporës për përshpejtimin e integrimit në BE

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni deklaroi sot se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: Vijojnë punimet në Kalanë e Borshit, do të hapet si sit i ri muzeal

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ndau pamje nga punimet në Kalanë e Borshit, që do të hapet…