Analiza e “The Economist” për zgjedhjet e 11 majit: Avantazhet e Ramës, sfida madhore e PD

“Economist Intelligence Unit”, njësia e inteligjencës e revistës britanike “The Economist” në raportin më të fundit për Shqipërinë analizon zhvillimet politike në vendin tonë përfshi parlamentaret e 11 Majit.


“Economist Intelligence Unit”, njësia e inteligjencës e revistës britanike “The Economist” në raportin më të fundit për Shqipërinë analizon zhvillimet politike në vendin tonë përfshi parlamentaret e 11 Majit.

Duke analizuar aktivitetin politik të opozitës raporti evidenton se teksa qeveria Rama 3, do ta vijojë drejtimin e vendit gjatë 2025, PD partia më e madhe opozitare është dobësuar rëndë nga sherret e brendshme.
Kjo thonë ekspertët e “Economist Intelligence Unit” e vendos Partinë Socialiste në një pozicion të fortë dhe po sipas analizës së tyre e bën të ketë dominancën në zgjedhjet parlamentare pas më shumë se tre muajsh.

“Ne presim pasjen e një mandati të katërt në vazhdim nga qeveria socialiste e kryeministrit Edi Rama pas zgjedhjeve parlamentare të 2025-sës. Ne presim prej ndryshimeve të reformës zgjedhore dhe ndryshimet në kabinetin qeverisës, një përforcim të pozitave të zotit Rama. E kështu ai është në pozita të forta në të fituarit e zgjedhjeve për Partinë Socialiste”.
“Economist Intelligence Unit” thekson se qeveria e kryeministrit Edi Rama vijon të mos ketë një opozitë të besueshme.

“Prej rikthimit në parlament në 2021 PD është përballuar me shumë sfida , përfshi një ndarje të thellë të brendshme brenda saj. PD do të vijojë të jetë e dobët nën udhëheqjen e Sali Berishës i akuzuar për korrupsion e pastrim parash. Të tilla akuza detyruan SHBA, aleatin më të fortë të Shqipërisë në NATO dhe më pas Britaninë e Madhe t’i ndalonin hyrjen në këto vende”.

“Mundësia e PD për ta projektuar vetën si një alternativë të besueshme përballë PS do të vijojë të përballet me vështirësi e nga kjo do të përfitojë Partia Socialiste”, theksohet në raportin e “Economist Intelligence Unit”. /Top Channel/

Lexo më shumë nga

Rama kujton lëvizjet studentore: U rebelova për liri, jo për imponim

Kryeministri Edi Rama rikujtoi sot përvojën e tij gjatë lëvizjeve studentore dhe angazhimin në proceset e dialogut politik, duke u…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama kujton lëvizjet studentore: U rebelova për liri, jo për imponim

Kryeministri Edi Rama rikujtoi sot përvojën e tij gjatë lëvizjeve studentore dhe angazhimin në proceset e dialogut politik, duke u…