“Një copëz arti” nga Tetova, në Tiranë

Presidenti Begaj hapi dyert e institucionit për artistët e vegjël të shkollës së mesme komunale të tekstilit në Tetovë.


“Një copëz arti” erdhi këtë të premte nga Tetova, në Tiranë. Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, hapi dyert e institucionit për artistët e vegjël të shkollës së mesme komunale të tekstilit në Tetovë.

Ata shpalosën talentin përmes krijimtarivetë frymëzuara nga tradita. 63 punimet e ekspozuara në Institucionin e Presidencës përcollën një larmi rrymash artistike avangardë në tekstil, mobilim dhe interior me elementin e përbashkët: shqiptarinë.

Presidenti Begaj, në urimin e mirëseardhjes së tyre, i cilësoi si misionarë në vijimësinë e ruajtjes së shpirtit të kombit, promovues të vlerave kulturore dhe edukative.

“Shkolla juaj profesionale ka një traditë disavjeçare në dizajnin e veshjeve të ndryshme, arte të aplikuara të interiorit, mobilieve dhe prodhimeve artizanale e ushqimore, dhe ky është një model që meriton promovim mbarëshqiptar, mbarëkombëtar. Sot kam ftuar, gjithashtu, nxënës të të njëjtit drejtim si ju nga Liceu Artistik i Tiranës, në mënyrë që të dyja shkollat të ndërtojnë ura bashkëpunimi, që kanë si bazë zhvillimin e talenteve rinore në art dhe tekstil.

Kreu i Shtetit këshilloi artistët e vegjël të vijojnë me ruajtjen dhe promovimin e traditës: “Unë ju inkurajoj ju, të dashur nxënës, që fantazia juaj artistike të mos braktisë asnjëherë elementët kombëtarë dhe shpirtin artistik të shqiptarëve të derdhur ndër shekuj në veshjet tona tradicionale. Ato janë veshje të identitetit tonë kombëtar dhe kulturor, të trashëguar e pasuruar brez pas brezi”.

Duke iu referuar Xhubletës dhe Kërcimit të Tropojës të mbrojtur nga UNESCO, Presidenti Begaj, u shpreh se “Duhet të vazhdojmë të punojmë fort që edhe veshjet tona mijëravjeçare të trevave të tjera të shqiptarisë të shndërrohen në pasuri të tëgjithë njerëzimit”.

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm dhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, i cili vlerësoi nismën e Presidentit tëRepublikës në shërbim të shqiptarisë: “Me këtë veprim, Presidenti edhe në vepër tregon përkushtimin e Tij ndaj Kushtetutës së Shqipërisë për të qenë President i të gjithëshqiptarëve dhe jashtë trojeve të tjera etnike”.

Nxënësit dhe mësuesit nga Tetova shkëmbyen ide me artistët dhe profesorët e Liceut Artistik të Tiranës për krijimin e mundësisë së institucionalizimit të bashkimit të të rinjve në trevat shqiptare.

Lexo më shumë nga

Paketa fiskale, Rama: Publikohet nesër, “sallata e urrejtjes dhe padijes” me dokumente gjysmake

Kryeministri Edi Rama reagoi sot lidhur me diskutimet për paketën e re fiskale për vitin 2027, duke paralajmëruar miratimin e…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Paketa fiskale, Rama: Publikohet nesër, “sallata e urrejtjes dhe padijes” me dokumente gjysmake

Kryeministri Edi Rama reagoi sot lidhur me diskutimet për paketën e re fiskale për vitin 2027, duke paralajmëruar miratimin e…