Mazniku: Synojmë që një milion turistë të vizitojnë Elbasanin

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku deklaroi sot se, duhet të synojmë që në krye të dy apo tre vjetëve 1 milion turistë të vizitojnë Elbasanin për të ardhur për të parë Kalanë.


Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku deklaroi sot se, duhet të synojmë që në krye të dy apo tre vjetëve 1 milion turistë të vizitojnë Elbasanin për të ardhur për të parë Kalanë.

Në fjalën e tij në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes me AADF (Albanian-American
Development Foundation) për rijetësimin e kalasë së qytetit në Elbasan, ku ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama, Mazniku u shpreh se, “sot nisim këtë rrugëtim, i cili jam i sigurt që ashtu si një seri rrugëtimesh të tjera që kemi bërë bashkë më AADF-në do të jetë një rrugëtim suksesi për qytetin dhe një transformim, i cili historia na ka treguar që tashmë nuk është më një rrugë që duhet gjetur, por një rrugë që ka tashmë garancinë e një sigurie nga faktet e ngjarjeve që kanë ndodhur tashmë në të shkuarën, ku bashkëpunime të tilla kanë ndryshuar në mënyrë të jashtëzakonshme qytetin”.

Mazniku solli shembujt e transformimit të Vlorës, Beratit, Gjirokastrës si destinacione të preferuara turistike.

Ministri u shpreh se këto transformime kanë ndodhur falë një serie bashkëpunimesh që kanë bërë midis vizionit të Kryeministrit, punës së qeverisë, bashkisë dhe në shumicën e rasteve dhe bashkimit të forcave me AADF-në.

“Ardhja e këtij koncepti dhe kësaj mundësie në Elbasan është një fuqi e jashtëzakonshme rrugëtimi, por me një destinacion të sigurt”, tha Mazniku.

Ai theksoi se, “kalatë janë shumë interesante sepse kalatë historikisht kanë bërë një gjë, është një mur që perimetron një territor të caktuar ku rrinë disa njerëz brenda, të cilët janë të detyruar me vullnet të merreshin vesh me njëri-tjetrin, me besime të ndryshme fetare, politike, probleme të ndryshme etj.”.

Kalaja e Elbasanit, u shpreh Mazniku, është unike, ekzaktësisht për këtë çështje.

“Bashkëpunimi mes njërit-tjetrit, vizioni i qeverisë, ndihma e AADF-së, bizneset brenda Kalasë, banorët e Kalasë, historia, institucionet fetare të bashkërendojnë punën për këtë koncept, ashtu siҫ ka qenë element qytetërimi, ta rikthejmë në një vatër qytetërimi, për një vizion të rëndësishëm që ka të bëjë me hapjen e kësaj kalaje, që përveç se tashmë është një pasuri që jeton në kokën e shumë elbasanllinjve, ta kthejmë në një pasuri që mund të jetojë në kokën e shumë shqiptarëve, por eventualisht dhe shumë njerëzve që do ta vizitojnë Shqipërinë”, tha Mazniku.

“Këtë vit Shqipërinë e kanë vizituar më shumë se 13-14 milionë turistë. Synimi jonë duhet të jetë i thjeshtë: Ne duhet të synojmë që në krye të dy apo tre vjetëve 1 milion turistë të vizitojnë Elbasanin, për të ardhur për të parë Kalanë”, tha ai.

“Nëse secili prej 1 milion turistëve që vjen për të vizituar Elbasanin pas dy apo tre vitesh të shpenzojë këtu 50 euro midis një dreke, një kafe, një suveniri, janë 50 milionë euro ekonomi e re për qytetin, ky është potenciali që ka në fakt Kalaja”, u shpreh Mazniku.

Mazniku përmendi edhe Automotoparkun e Elbasanit: “Flasim për një aktivitet të jashtëzakonshëm në nivelin global, i cili sjell në një ditë të vetme më shumë se 120 mijë deri 150 mijë veta në qytet, që ndryshon në mënyrë të jashtëzakonshme ekonominë e qytetit”.

“Kemi filluar punën për rikonceptimin dhe rivitalizimin e të gjithë Metalurgjikut, si një zonë logjistike dhe zhvillimi të kompanive dhe të zhvillimit të territorit, ҫka gjithashtu krijon një pol shumë të rëndësishëm mes 3 akseve të rëndësishme. Rruga e re që ka nisur nga Lekaj në Elbasan, By pass-i i Elbasanit e lidhur me unazën e vendos këtë zonë në një pikë shumë të rëndësishme logjistike, duke krijuar një pol të rëndësishëm të një zhvillimi alternativ. Sot aty kemi më shumë se 30-40 kompani, të cilat punësojnë më shumë se 4 mijë veta dhe vetëm taksa paguajnë rreth 40 milionë euro taska në vit. pra kemi një ekonomi goxha të gjallë, e cila mund të 2-fishohet, 3-fishohet kollaj. Dhe në këtë mënyrë, midis Kalasë, midis Automootparkut dhe rikonceptimit të Metalurgjikut krijojmë tre pole të zhvillimit ekonomik të qytetit, ҫka e vendosin ashtu siҫ duhet në fakt Elbasanin, që nuk është thjesht gjeografikisht në kërthizë të Shqipërisë, por e vendosin në fokus të një zhvillimi shumë të rëndësishëm ekonomik për të ardhmen”, tha Mazniku.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Firmoset marrëveshja me ENI-n, Ibrahimaj: Studim fizibiliteti për krijimin e kapaciteteve kombëtare të produkteve të naftës dhe gazit

Në ceremoninë e nënshkrimit ishin të pranishëm Kryeministri Edi Rama, ministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj, ministri i…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Firmoset marrëveshja me ENI-n, Ibrahimaj: Studim fizibiliteti për krijimin e kapaciteteve kombëtare të produkteve të naftës dhe gazit

Në ceremoninë e nënshkrimit ishin të pranishëm Kryeministri Edi Rama, ministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj, ministri i…