Rama: Së shpejti, paketa e dytë mbështetëse për panelet diellore

Qeveria shqiptare së shpejti do të bëjë shpalljen e paketës së dytë mbështetëse për panelet diellore në banesa për familjarët.


Qeveria shqiptare së shpejti do të bëjë shpalljen e paketës së dytë mbështetëse për panelet diellore në banesa për familjarët.

Lajmin e bëri me dije kryeministri Edi Rama teksa iu përgjigj “Sy më sy” një komentuesi në rrjetet sociale nëse “mund të kenë lehtësira qytetarët të cilët individualisht do të vendosnin panele diellore mbi çatitë e tyre, qoftë në pallate apo në banesa”.

Kreu i qeverisë theksoi së vendi jonë është i pari në rajon për sa i përket vetprodhimit të energjisë diellore.

“Po sigurisht që ka dhe prandaj jemi sot të parët në rajon për vetprodhimin e energjisë diellore nga familjarët dhe bizneset. Prodhojmë 196 megavat, katërfishin e Serbisë dhe më shumë se dhjetëfishin e Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.

Së shpejti do të bëhet shpallja e paketës së dytë mbështetëse për panelet diellore për familjarët në banesa dhe do të jetë pa diskutim një sukses, sepse siç ndodhi edhe me paketë e parë interesi është i madh dhe faktikisht u shterua gjithë financimi 100%”, u shpreh Rama.

Rama nënvizoi po ashtu se qytetarët shqiptarë dinë të dallojnë mirë atë që bën punë nga ai që prish punë. Kreu i qeverisë theksoi sërish se çmimi i energjisë elektrike është ulur me 10,5% ndërsa shtoi se brenda pak viteve vendi do të fitojë pavarësinë e plotë energjetike.

“Jeta shqiptare reale nuk është jeta e rrjeteve sociale dhe as e atyre që edhe kur ulet 10,5% çmimi i energjisë si askund tjetër, skërmiten dhe zgërdhihen se pse ne quajmë arritje historike. Është jeta e përpjekjeve të jashtëzakonshme për të ecur para. E tillë ka qenë dhe kjo përpjekje për ta kthyer Shqipërinë në një dekade nga një vrimë të zezë në mes të Evropës në sektorin e energjisë, në një vend që për pak vite fiton pavarësinë e plotë energjetike, duke ngritur flamurin e sovranitetin energjetik dhe duke mbuluar 100% të nevojave me prodhim vendas, duke u bërë vend neto eksportues i energjisë”, tha Rama.

Rama shtoi se “një arsye themelore pse unë dhe PS fitojmë, nuk është se populli është budalla, por se populli ka më shumë qartësi dhe është më i drejtë në vlerësimin e punës dhe i jep secilit hakun”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama për ”Bloomberg”: Projektet turistike strategjike do të vazhdojnë pavarësisht protestave

Kryeministri Edi Rama tha se qeveria e tij nuk do të tërheqë mbështetjen e saj për dy projekte resortesh luksoze…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama për ”Bloomberg”: Projektet turistike strategjike do të vazhdojnë pavarësisht protestave

Kryeministri Edi Rama tha se qeveria e tij nuk do të tërheqë mbështetjen e saj për dy projekte resortesh luksoze…