Rama-Manastirliu në Shkodër: Investime të reja në terrenet sportive dhe shkollat e qytetit

Kryeministri Edi Rama, ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu dhe kryetari i Bashkisë së Shkodrës Benet Beci, zhvilluan sot një vizitë në shkollën “Adem Haxhija” në Postribë të Shkodrës.


Kryeministri Edi Rama, ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu dhe kryetari i Bashkisë së Shkodrës Benet Beci, zhvilluan sot një vizitë në shkollën “Adem Haxhija” në Postribë të Shkodrës, ku prezantuan investimet më të fundit në terrenet sportive dhe infrastrukturën arsimore.

Ndërtimi dhe përmirësimi i palestrave dhe fushave sportive në shkolla është një nga prioritetet e qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Vitet e fundit, në shkollat që po rikonstruktohen dhe po ndërtohen nga fillimi, një vëmendje e veçantë i është kushtuar terreneve sportive, duke afruar më shumë fëmijët me sportin.

Ministrja Manastirliu deklaroi se aktualisht në Shkodër po realizohen investime në pesë shkolla për përmirësimin e infrastrukturës, terreneve sportive dhe palestrave.

“Në Shkodër po investojmë në tre shkolla në terrene sportive dhe në palestra, te shkolla “Adem Haxhija” këtu në Postribë, shkolla “Dëshmorët e Prishtinës” dhe “Prenk Jakova”, dhe ndërkohë jemi duke investuar edhe në dy shkolla për rehabilitimin e plotë të shkollave dhe palestrave të tyre, që janë “Ndre Mjeda” dhe “Kolë Idromeno”, tha ministrja Ogerta Manastirliu.

Në shkollën “Adem Haxhija” në Postribë janë ndërtuar 2 fusha basketbolli dhe volejbolli si dhe një fushë futbolli, sipas të gjitha standardeve për zhvillimin e aktiviteteve sportive.
Ministrja Manastirliu gjithashtu nënvizoi synimin për të hapur kantiere të reja në shkolla gjatë vitit 2025, për krijimin e kushteve më të mira për nxënësit dhe mësuesit.
“Për herë të parë, pas kaq vitesh, Bashkia Shkodër po aplikon për projekte të reja. Janë 6 milionë euro të vëna në dispozicion të ciklit buxhetor për investimet në shkolla, ndërkohë që janë 3 miliardë lekë të vëna në dispozicion për të gjithë investimet në sistemin arsimor në të gjithë vendin. Po synojmë që të hapim dhe kantiere të tjera në shkolla për vitin 2025 në Shkodër dhe në të gjithë vendin”, tha Manastirliu.

Në thirrjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, për rikonstruksionin e objekteve shkollore dhe terreneve sportive, Bashkia Shkodër u bë përfituese e 5 projekteve. Ambientet e reja sportive në shkollat “Adem Haxhija”, “Prenk Jakova”, “Dëshmorët e Prishtinës” si dhe rehabilitimi i shkollave “Kolë Idromeno” dhe “Ndre Mjeda” janë pjesë e këtij investimi të Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë së Shkodrës. Ky program investimesh është pjesë e një plani më të gjerë kombëtar për të rritur cilësinë e infrastrukturës arsimore dhe për të inkurajuar përfshirjen e nxënësve në aktivitete sportive.

Lexo më shumë nga

Paketa fiskale, Rama: Publikohet nesër, “sallata e urrejtjes dhe padijes” me dokumente gjysmake

Kryeministri Edi Rama reagoi sot lidhur me diskutimet për paketën e re fiskale për vitin 2027, duke paralajmëruar miratimin e…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Paketa fiskale, Rama: Publikohet nesër, “sallata e urrejtjes dhe padijes” me dokumente gjysmake

Kryeministri Edi Rama reagoi sot lidhur me diskutimet për paketën e re fiskale për vitin 2027, duke paralajmëruar miratimin e…