Kisha 465-vjeçare e “Shën Sotirit” në Tremisht të Përmetit

Kisha e “Shën Sotirit” është ndërtuar në vitin 1560. Kisha përbëhet nga naosi, narteksi dhe hajati.


Nga Andrea Llukani

KISHA E “SHËN SOTIRIT”
TREMISHT, PËRMET, VITI 1560

Kisha e “Shën Sotirit” është ndërtuar në vitin 1560. Kisha përbëhet nga naosi, narteksi dhe hajati. Naosi ka përmasa të brendshme 5.10×2.40 metra. Kisha mbulohet nga një çati druri pa tavan. Hajati gjendet përgjatë pjesës jugore të kishës.

Muratura e kishës është me gurë shtufi të lidhur me llaç gëlqereje. Hajati i kishës mbulohet me një çati dyujëshe.

Mbi portën perëndimore brenda kishës gjendet mbishkrimi: Υ μ(έν) φήλ(ος) οέφυκας είσέλθε χαίρων, εί δέ / εχθρός κ(αί) βάσκανος κ(αί) γέμων δόλονπό / ρ(ρ)ω, πόρ(ρ)ο πέφευγ(ε) τήν πύλην τής έξόδου / + Ανεκ(αι)νήσθει έκ βαθ(ρ)ον ο θείος κ(αί) πάνσε / πτος ν(α0ός ή μεταμόρφωσις τού Κυ(ρίου) κ(αί) Θ(εο)ύ κ(αϊ) Σω / τήρος ήμ(ιν) Ι(ησο)υ Χ(ριστο)υ, διά σ(υν)δρομής κόπου κ(αί) σξοδου τού τη / μηοτάτου…./ ετους Ζ ΣΤ Η (7068=1560).

“Në qoftë se je mik hyrë duke u gëzuar, në qoftë se je armik e urrejtës dhe mbushur me dinakëri (trë keqe), larg, larg ik nga kjo portë e daljes. U ndërtua që nga themeli ky tempull hyjnor dhe i gjithnderuar i shpërfytyrimit të zotit, zotit perëndisë dhe shpëtimtarit tonë Jezu Krisht, me kontributin, përpjekjet dhe shpenzimet e të shumënderuarit…Viti 7068 (=1560)”.

Mbi faqen e murit lindor të kishës ndërmjet prothesit dhe apsidës qendrore në kungë është shkrua: +Διακόν / ον ουν / προτίθε /σθαι καί / τον μαρτ / (υ)ρον Στέφα / νε κ(αί) (κ)ύριξ / …μπροτι(πος) και…/…ήλογραφή / τησι τας σας οικ (εσιας)….“Stefani qëndron në radhën e parë të dhiakonëve dhe martirëve si edhe predikues…shëmbëllor dhe … me shkrimin tënd lutjet… ”.
Mbi pjesën jugore të faqes së murit lindor në kungën e kishës gjendet mbishkrimi: + Ζών αυτος / είμί κόσμου / φάος ερχε / (σθαι) φωτίζεσθε / και τρεφεσθαί / με. Χιτόνα / σεοτόν τής ορίγνη σου / λόγε ώς γυ/μνών φθή/νεσαι τής / θείας δόξης / (α)μηδημος /αφας (.) παρανομος.

“Unë duke qenë vetë gjallë jam dritë e botës. Të vini të ndriçoheni dhe të ushqeheni prej meje. Kushdo që shqyen rroben e nderuar tënden o fjalë, do të prishet si i zhveshur nga lavdia hyjnore”.

 

Begaj: Universitetet, vatrat ku formohen qytetarët që do të ndërtojnë të ardhmen

Presidenti Bajram Begaj uron studentët dhe pedagogët për një vit akademik sa më të suksesshëm.

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj: Universitetet, vatrat ku formohen qytetarët që do të ndërtojnë të ardhmen

Presidenti Bajram Begaj uron studentët dhe pedagogët për një vit akademik sa më të suksesshëm.