Rama: Shqipëria, i vetmi vend në Europë që ul çmimin e energjisë pas nisjes së luftës në Ukrainë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se ulja e çmimit të energjisë për konsumatorët nuk ishte një vendim që lidhet me zgjedhjet e përgjithshme elektorale të 11 majit


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se ulja e çmimit të energjisë për konsumatorët nuk ishte një vendim që lidhet me zgjedhjet e përgjithshme elektorale të 11 majit, dhe se Shqipëria bëhet vendi i parë në Europë që ul çmimin e energjisë për familjarët që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Duke iu përgjigjur një komentuesi në rrjetin social “Facebook”, i cili e cilëson si propagandë elektorale këtë vendim duke shkruar se çmimi i energjisë është ulur në të gjithë botën dhe se qeveria ua kishte rritur atë para katër viteve, Rama theksoi se çmimi i energjisë kur PS erdhi në pushtet ka qenë 13.5 lekë/kWh.

“E para ne nuk e kemi rritur asnjëherë çmimin e energjisë elektrike, kemi mbajtur një dekadë rresht çmimin fiks 9.5 lekë/kWh që për shumicën dërrmuese ishte më i ulët se sa çmimi që gjetëm kur erdhëm në detyrë prej 13.5 lekë/kWh”, u shpreh Rama.

Rama theksoi se çmimi pas agresionit rus në Ukrainë është rritur.

“E dyta çmimi jo vetëm nuk është ulur në të gjithë botën, por është rritur në shumë vende pas agresionit rus të fillimvitit 2022. Ndërkohë kjo e jona është ulja e vetme në Europë e çmimit të energjisë elektrike për familjarët të paktën që nga fillim i luftës në Ukrainë“, theksoi kryeministri.

Kush thotë që kjo është ulje elektorale e çmimit, vijoi Rama, duhet të më gjejë në tërë këto vite një veprim të kësaj natyre me karakter elektoral që ta kem bërë për vota, kundër logjikës ekonomike financiare të vendit ose një rast kur një masë pozitive që kemi marrë para një procesi zgjedhor ta kemi hequr pas fitores së zgjedhjeve.

“Nuk ka. Mos kërkoni kot se nuk ka ndodhur”, deklaroi ai.

Rama shprehu bindjen se PS do të fitonte zgjedhjet e 11 majit, të 10-at në radhë, që sipas tij do të kenë notën 10 për nga thellësia e rezultatit dhe diferenca me kundërshtarët.

“Dhe mos harroni diçka tjetër, kur unë si kam bërë më parë kur kisha të tjerë në prehër, do t’ i bëj në prag të zgjedhjeve ku do të marrim fitoren e 10 radhazi, që do të kenë notën 10 për nga thellësia e rezultatit dhe diferenca me kundërshtarët? Nuk bëhet!”, siguroi ai.

Rama tha se nga masa e qeverisë për uljen e çmimit të energjisë nga 9.5 lekë kWh në 8.5 lekë/kWh për abonentët familjarë që konsumojnë deri në 700 kW përfitojnë 1 milion qytetarë.

“E fundit, llafet i merr era, por mua rëndësi ka fakti që nga muaji shkurt mbi 1 milion konsumatorë familjarë do të paguajnë më pak për energjinë elektrike. Ndërsa pensionistët do të kenë një pension minimal plus nga kjo ulje e çmimit”, u shpreh ai.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Qeveria miraton dy projektligje për përafrimin me legjislacionin e BE-së

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit bëri të ditur sot, se Qeveria miratoi dy projektligje në kuadër të procesit të integrimit…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Qeveria miraton dy projektligje për përafrimin me legjislacionin e BE-së

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit bëri të ditur sot, se Qeveria miratoi dy projektligje në kuadër të procesit të integrimit…