Zhvillohet prova e parë e Galasë së Festës së Pranverës 2025 e CMG-së

Të dielën u zhvillua prova e parë e Galasë së Festës së Pranverës 2025 e CMG-së. Përmes një shumëllojshmërie formash artistike e shprehjesh novatore, ajo ka përshkruar pamjet e Kinës së bukur dhe atmosferën e lumtur në mijëra familje.


Të dielën u zhvillua prova e parë e Galasë së Festës së Pranverës 2025 e CMG-së. Përmes një shumëllojshmërie formash artistike e shprehjesh novatore, ajo ka përshkruar pamjet e Kinës së bukur dhe atmosferën e lumtur në mijëra familje. Në provën e parë u realizuan me sukses pjesë të ndryshme të programit, si këngë, valle e opera klasike, duke sjellë një atmosferë të fortë të Vitit të Ri Kinez.


Salla e dhënies së Gala-së/CMG

Më 4 dhjetor 2024, “Festa e Pranverës – Praktikat shoqërore të popullit kinez në festimin e Vitit të Ri tradicional” u përfshi me sukses në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit të UNESCO-s. Si Galaja e parë e Festës së Pranverës pas aplikimit të suksesshëm të Festës së Pranverës si një trashëgimi botërore, ekipi regjisorial i galasë zhvilloi në mënyrë inovative zakonet festive popullore e trashëgimitë kulturore jomateriale, duke integruar elemente të ndryshme të trashëgimisë kulturore jomateriale në gala për të demonstruar plotësisht bukurinë e kulturës së shkëlqyer tradicionale të Kinës.


Pamje nga prova e parë e Gala-së/CMG


Pamje nga prova e parë e Gala-së/CMG

Galaja e Festës së Pranverës e vitit 2025 vazhdon të thellojë konceptin krijues të “Galasë së Festës së Pranverës të popullit” dhe do të fokusohet më shumë te njerëzit e zakonshëm të përkushtuar e punëtorë. Njerëz të zakonshëm, por të mëdhenj, do të ftohen të dalin në skenë dhe të bëhen protagonistë të Galasë së Festës së Pranverës.

Ekipi regjisorial ka kërkuar frymëzim krijues nga e gjithë Kina dhe ka krijuar një sërë veprash që janë afër temave më të nxehta të jetës dhe mund të rezonojnë më shumë me audiencën. Në të njëjtën kohë, janë thithur gjerësisht forcat krijuese shoqërore për të marrë pjesë thellësisht në krijimin e programeve, duke sjellë gjallëri të re në inovacionin e gjithanshëm të Galasë së Festës së Pranverës.


Punëtorë nga profesione të ndryshme që ftohen për pjesëmarrjen në Gala-në/CMG

Më pas, të gjithë artistët dhe ekipi i Galasë së Festës së Pranverës do të vazhdojnë të përmirësohen, duke u përpjekur të paraqesin një festë kulturore thellësisht të dashur dhe të ngrohtë për publikun brenda e jashtë vendit dhe të shoqërojnë kinezët anembanë botës për të mirëpritur Vitin e ri Kinez, Vitin e Gjarprit.

Burimi: CGTN

Lexo më shumë nga

Rama: Sot Shqipëria është një emër dhe një flamur që e respektojnë të gjithë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, ku foli për rolin e diasporës dhe ndryshimin e…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Sot Shqipëria është një emër dhe një flamur që e respektojnë të gjithë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, ku foli për rolin e diasporës dhe ndryshimin e…