Tirana ndez dritat e Hanukkah! Rama: Hebrenjtë të mirëpritur. Peleg: Shqipëria, mike e madhe e Izraelit

Kryerabini Yoel Kaplan organizon ceremoni të posaçme në Tiranë për ndezjen e dritës së tetë të Festivalit të Dritave


Nga Dash Frashëri

Komuniteti hebre në Shqipëri ndezi dje në mbrëmje në Sheshin “Nënë Tereza”, dritën e tetë dhe të fundit të Festivalit të Dritave, apo Festës Hebraike “Hanukkah”, siç njihet botërisht ajo.

Këtë vit Festa Hanukkah nisi në mbrëmjen e 25 dhjetorit 2024 dhe mbyllet sot në ditën e tetë, më 2 janar 2025.

Të pranishëm në ceremoninë e bukur dhe simbolike ishin Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i shoqëruar nga djali i tij, Zaho; ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg; kryerabini i Shqipërisë, Yoel Kaplan, hebrenj të ardhur nga SHBA, Izraeli dhe Europa, pjestarë të komunitetit hebre dhe dashamirës të shumtë.

Gjatë Holakaustit, Shqipëria u ofroi strehë dhe ushqim një numri refugjatësh hebrenj nga Gjermania, Austria, Kroacia dhe Serbia.

Shqipëria është një nga vendet e paktë në Europës, që kishte më shumë hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore se në vitin 1939. Aktualisht, popullsia me origjinë hebreje numëron rreth 100 veta dhe kryesisht të vendosur në Tiranë.

Ceremonia e organizuar nga Sinagoga e Tiranës nisi me një dokumentar filmik të shkurtër të festimit të Hanukkah në botë.

Fjalën hapëse e mbajti Rabini Yoel Kaplan, i cili theksoi rëndësinë e festës, mbështetjen e Shqipërisë dhe veçanërisht të kryeministrit Rama ndaj Izralit dhe hebrenjve, dhe se po bëjnë histori në Shqipëri.

“Po ndezim dritat e Hanukah në qendër të Tiranës, në Sheshin “Nënë Tereza”. Është e pabesueshme. Unë kam miq nga e gjithë bota, duke më thënë mua, ti je një rabin që po shërben në një vend mysliman si Shqipëria, por unë u them se Shqipëria ështe një mike e madhe e Hebrenjve”, tha midis të tjerash rabini Kaplan.

Kryeminsistri Edi Rama tha se ishte një kënaqësi të ishte e pranishme në këtë ceremoni simbolike.

“Është një kënaqësi e vërtet dhe një nder për mua të jem këtu me ju, një komunitet i vogël, por shumë kuptimplotë. Po shoh këtu disa fytyra miqsh. Iu uroj të gjithë të pranishmeve këtu dhe familjeve të tyre, kur në këtë moment ndezja e dritës së tetë të Hanukah lidhet me ditën e parë të Vitit të Ri. Ambasadorja Galit është një mike shumë e dashur dhe po e përfaqëson Izralin këtu në Shqipëri, jo vetëm me dinjitet, por gjithashtu dhe me shumë energji pozitive. Dua të përshndes edhe të ardhurit e rinj hebrenj në këtë festë, se janë shumë të mirëpritur në Shqipëri. Zoti ju bekoftë të gjithë, Zoti bekoftë Shqipërinë, të gjithë hebrenjtë kudo ku ata janë “

Ambasadorja e Izraelit, Galit Peleg, në fjalën e saj veçoi mbështjetjen e madhe të Shqipërise, duke e konsideruar me krenari, si vendin më dashamirës në botë ndaj Izralit dhe vlerësoi rolin e kryeministrit Rama dhe të qeverisë shqiptare në krijimin e një klime të ngrohtë.

“Të jem këtu sonte dhe të ndez dritat e Hanukkah është shumë emocionuese për mua. Nuk është sekret, por rabini është shumë pozitiv, shpërndan shumë dritë. Ne jemi ndoshta në vendin më miqësor në botë ndaj Izraelit.Miqësia e Izraelit është më e fuqishme se kurrë”, tha ambasadorja Peleg, e cila fjalën e saj emocionuese u lut edhe për lirimin e pengjeve izraelite nga organizata terroriste Hamas.

Ceremonia vazhdoi me ritualin e ndezjes së dritave, ku qiririn e tetë simbolik e ndezi kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga djali i tij.

Për të vazhduar më pas me ambasadoren Peleg dhe të tjerë.

Rabini Yoel Kaplan i dhuroi Kryeministrit Edi Rama një Menorah (Shandan) Speciale.

Të pranishmit në ceremoni shijuan ëmbëlsirën tradicionale hebraike me rastin e Festës Hanukkah.

Rrëzimi i helikopterit ushtarak italian, Nufi: Solidaritet me Italinë dhe misionin e EUFOR

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi reagoi sot pas ngjarjes tragjike në Bosnjë-Hercegovinë, ku nga rrëzimi i një helikopteri ushtarak humbën…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rrëzimi i helikopterit ushtarak italian, Nufi: Solidaritet me Italinë dhe misionin e EUFOR

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi reagoi sot pas ngjarjes tragjike në Bosnjë-Hercegovinë, ku nga rrëzimi i një helikopteri ushtarak humbën…