Vizitorët e parë për 2025-ën në Butrint, Gonxhja përcjell urimet

Parku Kombëtar i Butrintit është vizituar në ditën e parë të këtij viti nga një grup turistësh të huaj


Parku Kombëtar i Butrintit është vizituar në ditën e parë të këtij viti nga një grup turistësh të huaj. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja solli përshëndetjet e tyre këtë fillimviti nga parku kombëtar arkeologjik.

“Një Vit i Ri, një udhëtim i ri! Urimet nga vizitorët e parë në Butrint në 2025-ën”, shkroi Gonxhja.

“Jam Melania nga Costa Rica! Gëzuar Vitin e Ri të gjithëve! Ju uroj më të mirat nga Butrinti”, thotë një prej turisteve që ka vizituar Butrintin sot.

“Vij nga Amsterdami dhe ju uroj më të mirat për 2025-ën”, shprehet një tjetër.

Ndërsa, një çift ka udhëtuar nga Suedia për të vizituar Parkun Kombëtar të Butrintit. “Udhëtojmë nga Suedia. Jemi shumë të lumtur që jemi këtu në Shqipërinë e bukur. Gëzuar Vitin e Ri të gjithëve”, thonë ata.

Parku Kombëtar i Butrintit është një nga zonat më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore, arkeologjike, mjedisore dhe turistike të vendit. Ai ndodhet 25 km larg qytetit të Sarandës dhe shtrihet nga brigjet e detit Jon të fushëgropës së Delvinës.

Në brendësi të parkut gjendet qendra kryesore arkeologjike e Butrintit, ndërsa përreth saj ka edhe monumente të tjera që dëshmojnë për qytetërim mbi 3000-vjeçar. Gjithashtu në brendësi të tij dhe afër tij ka disa monumente natyre me vlera shkencore, didaktike dhe turistike.

Një kombinim fantastik i mjediseve detare, lumore, lagunore, fushor e kodrinor, ku janë mjaft të pranishme edhe elementet historike, të tillë si Kalaja mesjetare e Ali Pashë Tepelenës, e sidomos rrënojat arkeologjike të qytetit të Butrintit, me fillesat që në sh.IV p.e.s. Për këtë arsye, pjesa arkeologjike e saj, në Gadishullin e Butrintit, është shpallur pjesë e UNESCO-s, që më 1999, gjë që rrit më tej atraksionin ekoturistik.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Në 10 vite, shembëm kultin 100-vjeçar të pandëshkueshmërisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se 10 vjet pas miratimit të reformës në drejtësi u shemb kulti 100-vjeçar i pandëshkueshmërisë.

Global 360

Ana Brnabiç presidentja e përkohshme e vendit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dha dje në mbrëmje dorëheqjen

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Një ambasador i ri amerikan për një partneritet në ndryshim?

Eric Wendt dorëzon kredencialet në Tiranë, ndërsa Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara hyjnë në një fazë të re të partneritetit…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Në 10 vite, shembëm kultin 100-vjeçar të pandëshkueshmërisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se 10 vjet pas miratimit të reformës në drejtësi u shemb kulti 100-vjeçar i pandëshkueshmërisë.