Ministri Hoxha, mesazh urimi për festat: Të angazhuar për një polici të niveleve evropiane

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, përmes një videomesazhi në rrjetet sociale, u ka uruar sot festën e “Vitin të Ri” punonjësve të ministrisë që drejton, strukturave të varësisë dhe gjithë shtetasve shqiptarë kudo që ndodhen.


Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, përmes një videomesazhi në rrjetet sociale, u ka uruar sot festën e “Vitin të Ri” punonjësve të ministrisë që drejton, strukturave të varësisë dhe gjithë shtetasve shqiptarë kudo që ndodhen. Gjithashtu, në këtë mesazh, ministri bën të ditur disa prej synimeve që ka për vitin 2025, për Policinë e Shtetit dhe strukturat e tjera.

“Vitit 2025 i hapim dyert me synimin për të përballur çështje të rëndësishme, jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe rajonal e global. Mbetemi të angazhuar të punojmë bashkërisht për të rritur besimin dhe për ta ngritur Policinë e Shtetit në nivelin e policive partnere europiane,” thekson Hoxha.

Në lidhje me projektet për vitin e ardhshëm, ministri shprehet se: “Projekte të rëndësishme do të nisin vitin që vjen, ndër to veçoj “Smart City”, “Identiteti Digjital” si dhe garantimi i zgjedhjeve të lira”. Ministri vlerëson punën e bërë nga strukturat policore duke shënuar arritje historike në parametrat e rendit dhe sigurisë publike.

Më poshtë mesazhi i plotë i Ministrit Hoxha:

“Është kënaqësi e veçantë të ndaj disa nga arritjet e përbashkëta të vitit 2024 në fushën e sigurisë, por edhe disa piketa të vizionit tonë për të ardhmen.

2024 ishte një vit që shenjoi suksese, që na bëjnë krenarë, teksa përgatitemi për sfida të reja, që e çojnë vendin drejt standardeve më të larta.

Shqipëria mirëpriti një numër rekord turistësh me zero ngjarje kriminale, duke dëshmuar se jemi vend mikpritës dhe i sigurt. Kjo tregon jo vetëm vlerat, por edhe përkushtimin për të garantuar rendin dhe qetësinë publike në çdo cep të vendit.

Zbatimi për herë të parë i ligjit të ri për Policinë e Shtetit shënon kalimin në një stad tjetër, të strukturave tona të sigurisë.

Përmes një procesi të hapur e transparent, janë përzgjedhur drejtues të përkushtuar e me integritet, duke aplikuar modelin e meritokracisë dhe profesionalizmit, nga të cilët presim shumë.

Vitit 2025 i hapim dyert me synimin për të përballur çështje të rëndësishme, jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe rajonal e global. Mbetemi të angazhuar të punojmë bashkërisht për të rritur besimin dhe për ta ngritur Policinë e Shtetit në nivelin e policive partnere europiane.

Projekte të rëndësishme do të nisin vitin që vjen, ndër to veçoj “Smart City”, “Identiteti Digjital” si dhe garantimi i zgjedhjeve të lira.

Festojmë sot dhe shohim përpara me optimizëm drejt një ardhmeje më të mirë.

Uroj që 2025-a të sjellë shëndet, lumturi dhe suksese familjarisht për çdo punonjës të strukturave të Ministrisë së Brendshme dhe çdo qytetar!

Gëzuar festat!”

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Demo pret delegacionin austriak, theksohet bashkëpunimi për integrimin europian

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo priti sot ambasadoren e Austrisë në Shqipëri, Monika Zach, së bashku me…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Demo pret delegacionin austriak, theksohet bashkëpunimi për integrimin europian

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo priti sot ambasadoren e Austrisë në Shqipëri, Monika Zach, së bashku me…