Koçiu: Rishikojmë skemën e përfitimit të kategorive në nevojë, orientim drejt punësimit

Vendimi lidhet me programet e mbështetjes sociale dhe një rishikim i mënyrës së akordimit dhe vlerësi


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu pas mbledhjes së qeverisë sot, tha se një tjetër vendim i rëndësishëm u mor gjatë kësaj mbledhjeje. Vendimi lidhet me programet e mbështetjes sociale dhe një rishikim i mënyrës së akordimit dhe vlerësimit të përfitimeve nga skema e Mbrojtjes Sociale.

“Vlen të theksohet edhe një vendim tjetër i qeverisë shqiptare që u mor sot, por nuk doja të hiqja vëmendjen nga lajmi i mirë për të gjitha familjet në nevojë për shpërblimin e fundvitit. Një vendim tjetër që u mor sot ka të bëjë me forcimin e individëve që janë forcë aktive pune dhe janë përfitues të skemës së ndihmës ekonomike. Kjo nënkupton që anëtarët madhorë që janë forcë aktive pune do të referohen te Agjencia e Formimit Profesional duke ndërlidhur sistemet tona të informacionit me qëllim që të integrohen në tregun e punës, jo vetëm për të gjetur një punë, por për t’i aftësuar me aftësi individuale me qëllim që të jenë nesër qytetarë të denjë që të mund të sigurojnë të ardhura për familjet e tyre.

E rëndësishme për ne është që çdo familje në ndihmë ekonomike të marrë një ndihmë, por nuk është kjo zgjidhja. Ne duhet të aftësojmë individët e familjeve me qëllim që të kemi qeliza të shëndetshme, të cilat mund të mbajnë vetë familjet e tyre, t’i rrisin dhe t’i shkollojnë vetë fëmijët e tyre.

Për këtë jemi duke rishikuar programet e Mbrojtjes Sociale për t’i dhënë frymën e integrimit dhe aftësimit këtyre personave, që të bëhen nesër individë të shëndetshëm”, tha Koçiu.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama kujton lëvizjet studentore: U rebelova për liri, jo për imponim

Kryeministri Edi Rama rikujtoi sot përvojën e tij gjatë lëvizjeve studentore dhe angazhimin në proceset e dialogut politik, duke u…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama kujton lëvizjet studentore: U rebelova për liri, jo për imponim

Kryeministri Edi Rama rikujtoi sot përvojën e tij gjatë lëvizjeve studentore dhe angazhimin në proceset e dialogut politik, duke u…