Përfaqësuesi i BB, Record: Shqipëria, kampione për axhendën e GovTech

Përfaqësuesi i Bankës Botërore për Shqipërinë, Richard Record deklaroi sot se, Shqipëria është kampione për axhendën e GovTech.


Përfaqësuesi i Bankës Botërore për Shqipërinë, Richard Record deklaroi sot se, Shqipëria është kampione për axhendën e GovTech.

Në fjalën e tij në Konferencën rajonale “Formësimi i së Ardhmes së GovTech”, Record u shpreh se, “tematika e ditës së sotme, dhënia e formësimit të ardhmes së GovTech-ut konsiderohet si prioritet nga Banka Botërore dhe ne jemi duke punuar në shtete të ndryshme në të gjithë botën për ta ndjekur këtë axhendë dhe mezi po presim që të mësojmë nga çfarë ka bërë Shqipëria, në mënyrë që ta zbatojmë në shtetet e tjera”.

“BB është shumë e lumtur që të mbështesë programin GovTech të Shqipërisë dhe kjo drejtohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe është programi i nivelit të lartë në rajon dhe në nivelin botëror dhe ne besojmë që programi shqiptar është një shembull fantastik sesi Shqipëria është duke i zbatuar gjërat për të cilat është duke folur si ai që i përket fushës së GovTech-ut”, u shpreh ai.

“Nga perspektiva jonë si BB, ne e shikojmë që programi është shumë efektiv dhe i suksesshëm ditën e sotme dhe ne mezi po presim që të mbështesim zgjerimin dhe ngritjen në një nivel më të lartë të këtij programi”, tha Record.

Përfaqësuesi i BB nënvizoi se, “baza e programit është që të ofrojmë më shumë akses për më shumë qytetarë, duke mundësuar dhe të moshuarit, dhe persona nga grupe të tjerë të cenueshëm, të përfitojnë nga ky transformim digjital”.

“Ne si BB mendojmë se GovTech është tepër i rëndësishëm për zhvillimin. Megjithatë, shtoi ai, “në mënyrë që GovTech të jetë i suksesshëm ka tre përbërës kryesorë që duhen marrë parasysh”.

“E para, një përkushtim të fortë në reformat e sektorit publik dhe organizimit. E dyta, nevojitet dhe zbatimi i teknologjive digjitale dhe e treta, nevojitet kombinim me një axhendë të ndryshuar”, tha Record.

Pra, shtoi ai, “GovTech nëse i përmban të tre përbërësit mund të ketë një ndikim shumë pozitiv në zhvillim”.

“Ka shembuj suksesi në përmirësimin e mjedisit dhe klimës së biznesit, në ofrimin e shërbimeve publike, në shpejtimin e zhvillimeve njerëzore, rritja e transparencës e pjesëmarrjes, e llogaridhënies, si dhe rritja e gjithëpërfshirjes”, tha Record.

Ai theksoi se, “suksesi më i madh në të gjithë botën, si një kampion për axhendën e GovTech është Shqipëria dhe mendoj që, pa diskutim që Shqipëria është duke treguar përkushtimin, përfshi lidershipin nga AKSHI”.

“Mezi po pres të dëgjoj diskutimet e ditës së sotme, përfshirë pjesën e identifikimit të fushave të reja ku ne mund të punojmë së bashku në Shqipëri, si dhe në fusha të tjera të rajonit, në mënyrë që të çojmë përpara axhendën e GovTech-ut”, theksoi përfaqësuesi i BB, Richard Record.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Begaj dhe Zonja e Parë ndezin dritat e pemës së Krishtlindjes

Institucioni i Presidentit të Republikës ndezi sot në mbrëmje dritat e pemës së Krishtlindjes.

Global 360

Mattarella, SUdhëheqës nga e gjithë bota urojnë shqiptarët për festën e Pavarësisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka marrë këto ditë telegrame e letra urimi nga e.

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Begaj dhe Zonja e Parë ndezin dritat e pemës së Krishtlindjes

Institucioni i Presidentit të Republikës ndezi sot në mbrëmje dritat e pemës së Krishtlindjes.