Rama: Vlorën, thelp e kam në zemër, ditën e kam dritë, natën e kam ëndërr…

Në qytetin e Vlorës, pranë monumentit të Pavarësisë, u zhvillua sot ceremonia e ngritjes së flamurit me rastin e 112- vjetorit të Pavarësisë.


“Vlorën edhe Vlorën, thelp e kam në zemër, ditën e kam dritë, natën e kam ëndërr…”, shkroi sot Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, teksa ndau një video nga aktivitetet në këtë qytet me rastin e 112 vjetorit të Pavarësisë.

Në qytetin e Vlorës, pranë monumentit të Pavarësisë, u zhvillua sot ceremonia e ngritjes së flamurit me rastin e 112- vjetorit të Pavarësisë.

Në ceremoni ishin të pranishëm Presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, prefekti i qarkut të Vlorës, Kristaq Kiço, kryetari i bashkisë së Vlorës Ermal Dredha, drejtues të pushtetit vendor, përfaqësues të komuniteteve fetare, qytetarë, etj.Pas ekzekutimit të himnit kombëtar presidenti Begaj, kryeministri Rama, kryeministri Kurti dhe kryeparlamentarja Spiropali vendosën kurora me lule dhe u përkulën me respekt pranë monumentit simbol të kurorëzimit të përpjekjeve shekullore për liri e pavarësi, si homazh në këtë ditë të rëndësishme kujtese mbarëkombëtare.

Shqipëria feston sot 28 Nëntorin, 112 vjet nga shpallja e Pavarësisë.

28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës.

Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministri i Kosovës Albin Kurti takuan disa qytetarë pas ceremonisë së ngritjes së Flamurit në Vlorë me rastin e 112 vjetorit të Pavarësisë.

Rama së bashku me kryeministrin e Kosovës, po ashtu kanë takuar edhe me nipin e Ismail Qemalit, Nedin Vlora, i cili ishte i pranishëm në ceremoni.

Më pas kryeministri Edi Rama së bashku me kryetarin e bashkisë, Ermal Dredha dhe drejtorin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli inspektuan punimet në kantierin e Qendrës Multifunksionale për Zhvillim Rajonal.

Gjithashtu kryeministri Edi Rama dhe Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, inspektuan edhe punimet në kantierin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës ku po ecet me ritëm të shpejt drejt fazave finale të ndërtimit, për pistën 3.2 km, kullën e kontrollit, terminalin 25 mijë metër katror.

Lexo më shumë nga

Sulmi me dron në Leipzig, Rama: Akt agresioni rus kundër Gjermanisë dhe sigurisë së Evropës

Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas akuzave të Gjermanisë se Rusia qëndron pas sulmit me dron në aeroportin e Leipzig/Halle,…

Global 360

Bekim Sejdiu, kandidati i LVV-së dhe LDK-së për president të Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike të Kosovës kanë arritur marrëveshje për kandidatin për president të Kosovës dhe ai do të…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Sulmi me dron në Leipzig, Rama: Akt agresioni rus kundër Gjermanisë dhe sigurisë së Evropës

Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas akuzave të Gjermanisë se Rusia qëndron pas sulmit me dron në aeroportin e Leipzig/Halle,…