Muzhaqi: Nis shkëmbimi rinor me këshillat vendorë rinorë të jugut

Buxheti për rininë është rritur me 54% krahasuar me vitin e kaluar


Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi tha sot se ka nisur procesi i Shkëmbimit Rinor me këshillat vendore rinorë të jugut. I gjithë ky bashkërendim synon angazhimin e të rinjve në vendimmarrjen lokale, përmes ideve dhe vizionit të tyre.

“Me pjesëmarrjen e mbi 20 Këshillave Vendorë Rinorë, përfaqësuar nga 50 të rinj plot motivim dhe ide, të rinjtë zhvilluan takime informuese me ekipin e rinisë dhe trajnerë të ndryshëm, si dhe zhvilluan një bisedë frymëzuese me kryetarin e bashkisë së Elbasanit, qytetit pritës, Gledjan Llatja. Të rinjtë diskutuan gjithashtu mbi aspektet ligjore të funksionimit të KVR-ve dhe aktivizmin qytetar të të rinjve në nivel lokal. Synimi ynë është të fuqizojmë të rinjtë dhe për t’i angazhuar më shumë në vendimmarrjen lokale, duke prezantuar idetë dhe vizionin e tyre”, u shpreh Muzhaqi.

Buxheti për rininë është rritur me 54% krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa ministrja Muzhaqi është shprehur se ky buxhet synon fuqizimin e të rinjve shqiptarë përmes programeve gjithëpërfshirëse që janë parashikuar gjatë vitit të ardhshëm.

Në projektbuxhetin e vitit 2025 janë planifikuar 333 milionë lekë, të cilat do të shkojnë në mbështetje të drejtpërdrejtë për të rinjtë, krahas dhe investimeve të tjera indirekte për rininë. Pjesa më thelbësore e këtyre shpenzimeve shkon për financimin e organizatave rinore dhe për të rinjtë nëpërmjet thirrjes vjetore për mbështetje me fonde grant për shoqërinë civile, me qëllim fuqizimin, trajnimin dhe përgatitjen e të rinjve për tregun e punës.

Programe të tjera që realizohen përmes këtij buxheti përfshijnë zbatimin e strategjisë kombëtare të rinisë nëpërmjet programit të ri të praktikave të punës, programit të të rinjve të talentuar, dhe programit të nismave komunitare të drejtuara nga të rinjtë, si dhe aktivitete që kanë si qëllim edukimin joformal si shkolla verore për të rinjtë e këshillave vendorë rinorë dhe këshillin kombëtar rinor, shkolla dimërore për punonjësit rinor.

(ATSH)

Kos takim me liderët e Ballkanit Perëndimor në Mynih, i pranishëm edhe Rama

Komisionerja e BE-së për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos është takuar me lideret e Ballkanit Perëndimor në Mynih,…

Global 360

Roli i NATO-s në Kosovë, Osmani takon gjeneralin Cavoli

NATO përfaqësohet në Kosovë përmes misionit paqeruajtës KFOR

Diplovista

Rama për “La Razón”: Trump mund të jetë një bekim për Evropën, mund ta zgjojë dhe ta bëjë fuqi të madhe

“Trump mund të jetë një bekim për Evropën pasi mund ta zgjojë dhe ta bëjë një fuqi të madhe”, tha…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Shkrimtarët…

Shkrimtarët duhet ta kapërcejnë sa më parë harkun kulturor lokal, për ta bërë letërsinë e tyre emancipuese, universale

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kos takim me liderët e Ballkanit Perëndimor në Mynih, i pranishëm edhe Rama

Komisionerja e BE-së për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos është takuar me lideret e Ballkanit Perëndimor në Mynih,…