Begaj me gra sipërmarrëse në Myzeqe: Me rëndësi zhvillimi i skemave mbështetëse në bujqësi

Në Ditën Ndërkombëtare të Grave Rurale, Presidenti Bajram Begaj vizitoi dy sipërmarrje bujqësore të zonës së Myzeqesë, që menaxhohen nga gra.


Në Ditën Ndërkombëtare të Grave Rurale, Presidenti Bajram Begaj vizitoi dy sipërmarrje bujqësore të zonës së Myzeqesë, që menaxhohen nga gra.

Fillimisht, Presidenti Begaj u ndal në një serrë në Savër të Lushnjës, ku u takua me Valentina Saraçin, e cila kultivon produkte bujqësore.

Më pas, Presidenti vizitoi pikën e grumbullimit të produkteve agroushqimore “Elian Export”, e themeluar dhe administruar nga zonja Nedrete Arapi.

Në këto biznese zinxhir janë punësuar dhjetëra vajza dhe gra të zonës. Aty grumbullohen edhe prodhimet e qindra fermerëve të Myzeqesë, mallrat e të cilëve shkojnë në tryezat shqiptare dhe ato evropiane.

Presidenti i përgëzoi gratë sipërmarrëse, duke shprehur mirënjohje për punën e ndershme, mundin dhe sprovat që kanë kaluar për ngritjen dhe rritjen e biznesit, si edhe për eksportimin e produkteve bujqësore shqiptare në vendet e BE-së.

Kreu i Shtetit e cilësoi punën e grave në bujqësi si një shërbim për të gjithë shoqërinë dhe suksesin e tyre si dëshmi të një suksesi të arritur me dashuri për punën, vullnet dhe meritë.

“Ne sot nderojmë punën dhe djersën tuaj. Erdha t’ju them faleminderit, sepse nga duart tuaja ushqehemi edhe ne”, – u shpreh Presidenti, në këtë ditë kushtuar grave të zonave rurale.

Gjatë bashkëbisedimit u trajtuan problematikat që has bujqësia, si dhe skemat e hartuara në ndihmë të bujqve e blegtorëve.

Presidenti i Republikës theksoi rëndësinë që duhet t’i kushtohet këtij sektori, duke u shprehur se “pa një bujqësi të zhvilluar, nuk do të kemi zhvillim të vendit, ndaj dhe nevojiten programe stimuluese”.

Presidenti Begaj vlerësoi gjithashtu mënyrën se si ka ndryshuar vizioni për bujqësinë në Shqipëri, orientimin e qartë drejt tregut, përfshirë dhe atë ndërkombëtar, ndërsa theksoi rëndësinë e krijimit të një rrjeti bashkëpunues mes sipërmarrësve të këtij sektori.

Rama dënon sulmin e Iranit ndaj Azerbajxhanit: Arsye tjetër për ta izoluar plotësisht atë regjim

Kryeministri Edi Rama dënoi sot sulmin e Iranit ndaj Azerbajxhanit.

Global 360

LVV propozon Fatmire Mullhaxha-Kollçakun për presidente të Kosovës

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar edhe kandidatin e dytë për president të Kosovës, duke plotësuar kushtet për një…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama dënon sulmin e Iranit ndaj Azerbajxhanit: Arsye tjetër për ta izoluar plotësisht atë regjim

Kryeministri Edi Rama dënoi sot sulmin e Iranit ndaj Azerbajxhanit.