Rama: U desh shumë vullnet për të kthyer në tempullin e besimtarëve myslimanë

Kryeministri Edi Rama solli në vëmendje punën që është bërë për pastrimin e truallit të Xhamisë së Namazgjasë, i cili nga një shesh pazari të imponuar u kthye në tempullin e besimtarëve myslimanë në kryeqytet.


Kryeministri Edi Rama solli në vëmendje punën që është bërë për pastrimin e truallit të Xhamisë së Namazgjasë, i cili nga një shesh pazari të imponuar u kthye në tempullin e besimtarëve myslimanë në kryeqytet.

Gjatë përurimit të Xhamisë së Namazgjasë, Rama solli në kujtesë situatën se ku ndodhej ky truall 10 vite më parë.

“Ky sihariq i veçantë i përurimit të saj, fryt i lutjeve e përpjekjeve të bashkëkombësve tanë të besimit islam dhe i dashamirësisë së vëllezërve të tyre bashkëbesimtarë nga Turqia, të cilët i falënderoj me mirënjohje, më çon pas në 14 nëntor të vitit 2014, 10 vite më parë, kur fillesën e kësaj pune të bekuar në shërbim të komunitetit mysliman shqiptar e pata quajtur si çlirimi i Namazgjasë. Nuk e harroj dot se sa vullnet i mirë u desh për ta pastruar truallin e Namazgjasë të kthyer në një shesh pazari të imponuar në hapësirën e lutjeve, shpresës dhe nevojës së besimtarëve myslimanë për të pasur atë dhe ata tempullin e tyre qendror në kryeqytetin e Shqipërisë njësoj si bashkëkombasit dhe vëllezërit e tyre të besimit katolik, ortodoks apo bektashi”, tha Rama.

Rama theksoi se për të ka qenë qysh në krye të herës, çështje nderi dhe peshë e detyrës që Xhamia e Madhe të hynte e pastër në jetën e vendit tonë të besimeve të ndryshme, si një objekt i gjatëmunguar kulti në këtë vend, ku tempujt mishërojnë dhe dëshmojnë lirinë dhe harmoninë fetare.

Kryeministri Rama solli në vëmendje edhe fjalët e Papa Françeskut gjatë vizitës së tij në Shqipëri, ku vlerësoi se njerëzit bashkëjetojnë jo në harmoni, por në vëllazëri fetare.

Sipas tij, “sot pas plot 10 vitesh nga ajo pikënisje, Xhamia e Madhe hyn në sofrën e kësaj vëllazërie kaq mirëfilli shqiptare si ilustrim i shumëçkaje të lidhur me besimin”.

“Dhe ndër to edhe të një ajeti prej 6 sureve të para të Kuranit, që me mjeshtërinë prej dijetari dhe me dashurinë prej atdhetari të paepur na e dhuroi në gjuhën tonë një hafiz i madh dhe një ndër artizanët e pavarësisë sonë kombëtare, tiranasi Haxhi Hafiz Ibrahim Dalliu”, tha Rama.

Lexo më shumë nga

Ekspertizë akademike në hartimin e politikave, Ministria e Bujqësisë marrëveshje me Universitetin e Elbasanit

Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla dhe rektorja e Univeristetit të Elbasanit, Prof.Dr. Elvora…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ekspertizë akademike në hartimin e politikave, Ministria e Bujqësisë marrëveshje me Universitetin e Elbasanit

Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla dhe rektorja e Univeristetit të Elbasanit, Prof.Dr. Elvora…