Peleshi: Vijojmë jetën parlamentare, skenarët e bojkotit dhe dhunës nga opozita të pasuksesshëm

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi deklaroi sot se mazhoranca do të vijojë jetën parlamentare sipas detyrimeve kushtetuese


Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi deklaroi sot se mazhoranca do të vijojë jetën parlamentare sipas detyrimeve kushtetuese, ndërsa theksoi se shpreson që të mos ketë bojkot apo bllokim nga ana e opozitës.

Në një prononcim për mediet pas mbledhjes së grupit parlamentar, Peleshi iu përgjigj interesimit mbi qëndrimin që do të mbajë mazhoranca pas deklaratave të opozitës për ndërprerje të marrëdhënieve institucionale.

“Nuk e kemi kuptuar mirë vendimmarrjen e opozitës. Nuk e di ç’do të thotë ndërprerje e marrëdhënieve institucionale me mazhorancën. Shpresoj mos të ketë bojkot apo bllokim. Po ashtu ne na qëndron mbi krye ligji dhe rregullorja e Kuvendit dhe ne vazhdojmë mbledhjet dhe seancat sipas ligjit”, u shpreh Peleshi.

Peleshi theksoi se skenarët e bojkotit dhe dhunës janë provuar se janë të pasuksesshëm.

“Unë shpresoj që mos të shkojmë në skenar që janë provuar dhe më parë të pasuksesshëm si forcë politike. E kam fjalën këtu për bojkotin apo bllokime të natyrës së dhunshme por nuk do të aludoj. Shpresoj që mos të ndodh kjo, ne do të vazhdojmë punën tonë. Jemi para një seance parlamentare të ditës së enjte, përveç sot që është e dedikuar për zgjedhësit. Kemi diskutuar për rendin e ditës dhe ju konfirmoj se grupi parlamentar i PS-së do të vazhdojë të ndjekë me përgjegjshmëri të gjithë jetën parlamentare në komisione dhe seanca plenare”, konfirmoi Peleshi.

Duke komentuar deklaratat e opozitës, ai theksoi se deri tani nuk ka qenë e nevojshme të ketë mbledhje online.

Peleshi nënvizoi se jeta parlamentare po vazhdon dhe është zgjedhja e opozitës nëse do të marrë pjesë apo jo.

I pyetur mbi burgosjen e deputetit demokrat Ervin Salianji, Peleshi theksoi se është vendosur një kulturë politike nga mazhoranca për të mos komentuar vendimet e drejtësisë.

“Ne e kemi bërë për kulturë politike të mos komentojmë zhvillimet e organeve të drejtësisë. Nuk e kemi bërë këtë as kur ndonjë koleg i yni ka pasur apo ka çështje të hapura. Mos më kërkoni të komentoj një vendim të formës së prerë. Kemi kërkuar Reformën në Drejtësi pikërisht që t’i ndajmë punët e pushtetet”, shtoi Peleshi.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Ekspertizë akademike në hartimin e politikave, Ministria e Bujqësisë marrëveshje me Universitetin e Elbasanit

Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla dhe rektorja e Univeristetit të Elbasanit, Prof.Dr. Elvora…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ekspertizë akademike në hartimin e politikave, Ministria e Bujqësisë marrëveshje me Universitetin e Elbasanit

Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla dhe rektorja e Univeristetit të Elbasanit, Prof.Dr. Elvora…