Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore, SHBA: Vijojmë partneritetin me Shqipërinë për mbrojtjen e kësaj pasurie unike

Që prej vitit 2003, 29 shtatori përkujtohet në Shqipëri si Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore.


Që prej vitit 2003, 29 shtatori përkujtohet në Shqipëri si Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore.

Në qendër të kësaj dite qëndron përkushtimi dhe sakrifica e të gjithë atyre që kanë kontribuar në formimin dhe studimin e kësaj trashëgimie, e po aq edhe vepra dhe jeta e atyre që janë sakrifikuar drejtpërsëdrejti për të.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës uroi Shqipërinë në këtë ditë, teksa e siguroi për bashkëpunim të mëtejshëm për të mbrojtur dhe nderuar trashëgiminë e pasur kulturore të vendit.

Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada thotë se ka mbështetur 13 projekte me një vlerë prej mbi 1.6 milionë dollarësh.

Shefja e Zyrës për Marrëdhëniet me Publikun, McKenzie Louw, foli nga kalaja mahnitëse e Prezës për trashëgiminë kulturore të çmuar dhe unike të Shqipërisë dhe mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara përmes Fondit të Ambasadorëve për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore (AFCP).

“Kjo është ditë kujtese e rëndësishme për historinë dhe traditat e Shqipërisë. Përmes Fondit të Ambasadorëve për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore (AFCP), nga fillimi i tij në 2001, kemi mbështetur mbi 13 projekte duke investuar mbi 1.6 milionë dollarë. Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të vazhdojnë fort partneritetin me Shqipërinë për të mbrojtur dhe nderuar trashëgiminë e pasur kulturore të vendit”, u shpreh ajo në një postim të Ambasadës në rrjetet sociale.

Në qendër të kësaj dite, qëndron përkushtimi dhe sakrifica e të gjithë atyre që kanë kontribuar në formimin dhe studimin e kësaj trashëgimie, e po aq edhe vepra dhe jeta e atyre që janë sakrifikuar drejtpërsëdrejti për të.

Në shpalljen e kësaj Dite Kombëtare si të Trashëgimisë Kulturore ka ndikuar edhe akti sublim i ushtarakut shqiptar Kamber Bënja, i cili në vitin 1916 mbrojti pasuritë e Apolonisë nga vjedhja. Festimi i kësaj dite parashikon edhe detyrimin e të gjitha institucioneve kulturore dhe ato të trashëgimisë, të organizojnë aktivitete të ndryshme kulturore.

Kamber Bënja ishte një veprimtar i lëvizjes atdhetare, i cili lindi në Bënjë të Këlcyrës. Mësimet e para i mori në Përmet dhe i vijoi në Korçë, Janinë e Selanik. Me Shpalljen e Pavarësisë u vu në shërbim të Qeverisë Kombëtare të Vlorës si oficer i karrierës. Kamber Bënja mori komandën e batalionit shqiptar duke iu kundërvënë me vendosmëri pushtuesve austro-hungarezë që kërkonin të grabisnin pasuritë kulturore të vendit dhe të dërgonin në Vjenë skulptura antike të gjetura gjatë gërmimeve.

Për këtë arsye, Kamber Bënja bashkë me dy oficerë të tjerë, Bexhet Manastirliun dhe Abaz Taushanin, iu dhanë gjyqit ushtarak që e dënoi me vdekje për “tradhti të lartë”. Major Kamber Bënja, është shpallur Dëshmor i Atdheut.

(ATSH)

Miratohen rregullat për mbledhjen e nënshkrimeve për referendumet

Komisioni Rregullator i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) miratoi sot rregullat e procedurës për mbledhjen e nënshkrimeve në kuadër të…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Miratohen rregullat për mbledhjen e nënshkrimeve për referendumet

Komisioni Rregullator i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) miratoi sot rregullat e procedurës për mbledhjen e nënshkrimeve në kuadër të…