Rama për “La7”: Shqipëria e së ardhmes do të jetë si Italia!

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për emisionin “Piazza Pulita”, programi i drejtuar nga Corrado Formigli në televizionin “La7” duke shpjeguar qartësisht marrëveshjen me Italinë mbi emigrantët.


Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për emisionin “Piazza Pulita”, programi i drejtuar nga Corrado Formigli në televizionin “La7” duke shpjeguar qartësisht marrëveshjen me Italinë mbi emigrantët.

Kryeministrit Rama iu drejtuan pyetje të ndryshme, por kryesisht të fokusuara mbi marrëveshjen Itali-Shqipëri për pritjen e emigrantëve.

Gazetari: Faleminderit Kryeministër që pranove intervistë tonë.

Rama: Nuk mund të refuzoj kurrë gazetarët italianë, unë i dua.

Gazetari: Të gjithë, të gjithë ?

Rama: Të gjithë. Është një dashuri pa kushte.

Gazetari : Sepse jo të gjithë kryeministrat janë si ty.

Rama: Sepse ata nuk e dinë se ç’është dashuria.

Gazetari: Mund t’ia thoni Giorgia Melonit që refuzon të vijë në emisionin tonë?

Rama: Unë nuk refuzoj asnjë gazetar. Nuk refuzoj asnjë emision sepse ju bëni punën tuaj … sepse besoj se asnjë pyetje e juaja nuk është tendencioze.

Gazetari: Raporti me Melonin është i shkëlqyer. Ajo është e djathtë, ndërsa ju i majtë. Si lindi kjo shkëndijë mes jush?

Rama: Kushdo që e njeh Giorgia Melonin nuk mund të mos ketë një marrëdhënie të mirë me të. Ajo është një person shumë real dhe i drejtpërdrejtë. Nuk ka rëndësi se kryeministri është i djathtë, i majtë apo demokristian o çfarëdo. Është kryeministrja e një vendi më afër nesh. Për mua ideologjitë kanë vdekur kur ka rënë muri i Berlinit.

Gazetari: A mund të na thoni diçka rreth marrëveshjes së emigrantëve mes Italisë dhe Shqipërisë?

Rama: Shqipëria nuk ka asnjë kosto mbi operacionin që Italia do të zhvillojë në Shqipëri për emigrantët. Shqipëria nuk ka asnjë kosto. Shqipëria nuk ka asnjë përgjegjësi ligjore. Shqipëria i ka dhënë përgjegjësinë të shërbejë në një territor që do të menaxhohet tërësisht nga Italia.

Gazetari: Mesa di Kryeministër ju keni një miqësi të madhe me Massimo D’Alemën. A i keni kërkuar këshilla atij?

Rama: Massimo D’Alema është mentor për mua. Unë miqësinë me të e mbaj në zemër si një medalje nderi. Për ju është e vështirë të mendoni se nga vijmë ne. Unë jam rritur në diktaturë dhe e shikoja atë në televizion, pastaj ai u bë kryeministër, dhe u gëzova kur mësova se ai më konsideronte një mik.

Kur më pyesin si do të jetë Shqipëria e së ardhmes, dhe ka shumë që mendojnë se do të jemi si Gjermania, u them të shikojnë Italinë. Kjo është Shqipëria e së ardhmes.

Së fundmi gazetari pyeti Ramën se përse e mbante Putinin në tavolinë, ndërsa kryeministri u përgjigj se ” i pëlqente ta shihte atë si një kukull”.

Lexo më shumë nga

Hoxha: Rruga drejt BE-së kërkon angazhimin e brezit të ri

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, në kuadër të turit “BE dhe Ti: Evropa fillon këtu”, zhvilloi…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Rruga drejt BE-së kërkon angazhimin e brezit të ri

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, në kuadër të turit “BE dhe Ti: Evropa fillon këtu”, zhvilloi…