Zyra dhe shërbime bashkëkohore për administratën publike, Veliaj: Realitet i ri në Tiranën tonë

Në Tiranë po zhvillohet sot konkursi ndërkombëtar, ku 10 studio prestigjioze paraqesin përpara jurisë projekt-idetë për 4 zhvillime të reja, të cilat do t’i hapin rrugë një qasje të re për krijimin e zyrave dhe shërbimeve bashkëkohore për administratën publike.


Në Tiranë po zhvillohet sot konkursi ndërkombëtar, ku 10 studio prestigjioze paraqesin përpara jurisë projekt-idetë për 4 zhvillime të reja, të cilat do t’i hapin rrugë një qasje të re për krijimin e zyrave dhe shërbimeve bashkëkohore për administratën publike.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, ku është i pranishëm kryeministri Edi Rama, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se “sot kemi gjithmonë një dilemë ose një pyetje, ne tokën, qytetet hapësirat i kemi të trashëguara nga të parët tanë apo i kemi të huazuara nga fëmijët tanë. Më pëlqen shumë kjo e dyta ne i kemi marrë hua këto asete, territore, hapësira nga fëmijët tanë, ndaj e kemi detyrim që këtë dhuratë qe kemi marrë nga ata që po vijnë ta lëmë shumë më mirë se e kemi gjetur, shumë më estetike se e kemi gjetur dhe të prodhojë më shumë ekonomi se e kemi gjetur”.

“Dua ta shikojmë këtë konkurs që ndodh sot si në këtë prizëm diçka që e kemi marrë hua nga një brez që po vjen dhe që ka pritshmëri shumë të larta se si do ti lëmë këto investime. Tirana është sot hapësira ku jeton 40% e popullsisë, një hapësirë që krijon rreth 50% të ekonomisë së vendit. Kjo do të thotë që çdo investim ka fuqinë që të multiplikohet në territorin e Shqipërisë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se “disa nga eksperimentet që kemi pasur me urbanistikën që ka prodhuar ekonomi janë pazari i ri , stadiumi që kanë qenë territore të shkreta por që kanë prodhuar ekonomi përtej funksionit bazë të atij projekti, siç ishte pazari apo stadiumi. Një fushatë e mbjelljes së pemëve dhe mbrojtjes së mjedisit që ka filluar që në vitet 2000 kur Rama drejtonte bashkinë, u shpërblye para pak javësh kur Agjencia Europiane e Mjedisit e cilësoi Tiranën si një nga 10 kryeqytetet më të gjelbra”.

Më tej Veliaj tha se “çdo investim rrit vlerën e pronës, të mirëqenies dhe cilësinë e gjithë asaj lagjeje, atij komuniteti ku ajo pronë po investohet. Kemi parë që qoftë një pronë ku po investohet, një ndërtesë ka firmën e një kompanie presitigjioze ndikon në të gjithë ekosistemin e pronave dhe imobilar. Ndaj duam të shikojmë se si në këto katër vatra investimi do të prodhojë më shumë mirëqenie dhe një rritje te vlerës imobilare në të gjithë atë zonë”.

“Pyetja është, po këto ndërtesa ne i kemi, pse po i bëjmë të reja? Kishim një ndërtesë të bukur në bulevardin Zogu i Parë nga arkitekt Maks Velo, e cila u dëmtua nga tërmeti. Sigurisht mund të ketë shumë nostalgji për ndërtesat e vjetra që mund të kenë lidhur shumë fate njerëzish, por fatkeqësia kërkon të reflektosh dhe të sjellësh një realitet të ri. Në ndërtesën në fjalë arkitekti me stilizimin e pllakave dhe disa shenja specifike të atij arkitekti është dashur ti riprodhojë në ndërtesën e re për të kujtuar nostalgjinë, por për të pasur një ndërtesë më të fortë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj tha se “këtu nuk bëhet fjalë për të harruar historinë, ose për të mohuar kontributet, por për të prodhuar një realitet të ri në Tiranën tonë”. (ATSH)

Lexo më shumë nga

Rama pret të riun me aftësi të kufizuara: Vizitor pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga takimi me një të ri me aftësi të kufizuara, të cilin…

Global 360

Meloni: Asnjë akt dhune nuk do të mbetet pa u ndëshkuar, kushdo që shkatërron, paguan

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni deklaroi dje në një videomesazh, pas miratimit të dekretit të ri për sigurinë nga Këshilli i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama pret të riun me aftësi të kufizuara: Vizitor pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga takimi me një të ri me aftësi të kufizuara, të cilin…