Veliaj pret delegacionin suedez: Synojmë politika sociale që ndihmojnë shtresat në nevojë

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim përfaqësues të autoriteteve vendore dhe të partisë Social-Demokrate suedeze


Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim përfaqësues të autoriteteve vendore dhe të partisë Social-Demokrate suedeze, të cilët vizituan kryeqytetin shqiptar dhe Bashkinë e Tiranës.

Takimi u organizua edhe falë mbështetjes së Fondacionit “Olof Palme”, një fondacion me shtrirje ndërkombëtare, i cili prej vitesh në Shqipëri mbështetet lëvizjet solidare dhe politikat e majta sociale, në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve.

Teksa vlerësoi projektet sociale dhe punën e bërë me mbështetjen e kësaj organizate, kryebashkiaku Veliaj theksoi se partneriteti me “Olof Palme” është një mundësi drejt eksperiencave më të mira.

“Jam vërtet mirënjohës sepse kemi bërë punë të jashtëzakonshme, edhe me kontratën sociale, edhe me grupet e interesit, kanë qenë këto politika të majta që na kanë çuar drejt këtyre vendimeve, si: Transporti falas për studentët, pagesa e gjysmës së konvikteve për studentët nga Bashkia e Tiranës, aksesi në teknologji dhe trajnimet në qendrën “TUMO”, të paguara prapë nga Bashkia e Tiranës, transporti falas për pensionistët nga nga 1 janari i vitit tjetër, prapë e paguar nga Bashkia e Tiranës, dhe nga shtatori tjetër ushqim falas për fëmijët në shkolla. Këto janë politikat e majta, ndaj besoj fort se partneriteti me “Olof Palme” ka qenë një mundësi për të parë eksperiencat më të mira”, u shpreh Veliaj.

Ai theksoi se eksperienca e marrë nga vendet skandinave dhe kryesisht nga Suedia, ka shërbyer që Bashkia e Tiranës të integrojë, në vendimmarrjet e saj, politika të mirëfillta që kanë si synim barazinë sociale dhe përmirësimin e jetesës së përbashkët dhe kryesisht shtresave më në nevojë.

“Tani jemi duke menduar sesi do të bëjmë qendrën më të madhe në Ballkan për të ndihmuar fëmijët e spektrit autik. Ne mund të subvencionojmë edhe transportin, edhe konviktet, edhe ushqimin, ndaj them se ia ka vlejtur investimi dhe eksperienca që kemi marrë nga vendet skandinave, por sidomos nga Suedia dhe fondacioni “Olof Palme”, për të injektuar edhe në nivelin lokal politika të mirëfillta që ndihmojnë njerëzit më shumë në nevojë”, tha kreu i Bashkisë.

“Olof Palme International Center” është organizata ombrellë e lëvizjes punëtore suedeze për solidaritet ndërkombëtar. Kjo organizatë punon globalisht për demokracinë, të drejtat e njeriut, drejtësinë sociale, paqen dhe qëndrueshmërinë, përmes një tranzicioni të drejtë, në frymën e Olof Palme. Ajo mbështet lëvizjet dhe partitë progresive sociale që ndryshojnë shoqëritë dhe jetën e përditshme të njerëzve.

(ATSH)

Kadastra: Dokumentet që duhen për regjistrimin e AMTP-së

Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) informon qytetarët mbi dokumentacionin që duhet të disponojnë për regjistrimin e Aktit të Marrjes së…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

“El Pais”: Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë dhe artisti që ekspozon në Paris dhe Nju-Jork

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën spanjolle “El Pais”, Rama flet për ekspozitën e tij me skulptura bronzi…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kadastra: Dokumentet që duhen për regjistrimin e AMTP-së

Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) informon qytetarët mbi dokumentacionin që duhet të disponojnë për regjistrimin e Aktit të Marrjes së…