Kumbaro: 2,5 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në 7 muaj

Zonat e mbrojtura në të gjithë vendin janë kthyer në destinacione turistike mjaft të vizituara.


Zonat e mbrojtura në të gjithë vendin janë kthyer në destinacione turistike mjaft të vizituara për shkak të bukurive natyrore dhe relievit të larmishëm.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro bëri të ditur sot se 2,5 milionë vizitorë shijuan nga afër zonat e mbrojtura gjatë muajve janar-korrik 2024, ose 28 % më shumë se një vit më parë, ku numëroheshin 1,9 milionë vizitorë.

Sipas Kumbaros, kjo shifër është tregues i rritjes së turizmit të qëndrueshëm, interesit për ekoturizmin, sportet e natyrës dhe kuriozitetin për të të njohur biodiversitetin tonë.

Ministrja Kumbaro u shpreh se “ka një interes të rritur për të eksploruar parqet kombëtare e natyrore, monumentet e natyrës e peizazhet e mbrojtura nga veriu në jug, ku vendin e parë e mban qarku i Shkodrës me 609 mijë vizitorë”.

Ndër qarqet e tjera më të vizituara janë Korça me 573 mijë vizitorë, Fieri me 359 mijë vizitorë, Vlora me 313 mijë vizitorë, Durrësi me 212 mijë vizitorë, Tirana me 92 mijë vizitorë.

Ndërsa ndër parqet më të vizituara gjatë korrikut janë Parku Kombëtar Alpet e Shqipërisë me 91 mijë vizitorë, Peizazhi i Mbrojtur Liqeni i Mbrojtur Liqeni i Pogradecit me 74 mijë vizitorë, Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta me 67 mijë vizitorë, Parku Natyor Syri i Kaltër me 65 mijë vizitorë, Parku Natyror Lugina e Shalës me 37 mijë vizitorë, Rezervati Natyror i Menaxhuar Liqeni i Shkodrës me 40 mijë vizitorë, Parku Kombëtar Mali i Dajtit me 15 mijë vizitorë, Parku Natyror i Qafë Shtamës me 13 mijë vizitorë, Parku Kombëtar i Prespës me 11 mijë vizitorë, Parku Kombëtar lumi i Vjosës dhe 10 mijë vizitorë.

Parqet kombëtare në Shqipëri janë kthyer në të preferuarat e turistëve vendas dhe të huaj duke nxitur turizmin gjithëvjetor. Përveç bukurive bregdetare, Shqipëria ofron edhe një peizazh dhe klimë mjaft të mirë që i krijon vizitorëve mundësinë e eksplorimit të vendeve të ndryshme. (ATSH)

Demo: 156 të lënduar gjatë protestave, mes tyre 97 policë

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, deklaroi se 156 qytetarë janë lënduar nga protestat e dhunshme në Tiranë, mes tyre 97…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Demo: 156 të lënduar gjatë protestave, mes tyre 97 policë

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, deklaroi se 156 qytetarë janë lënduar nga protestat e dhunshme në Tiranë, mes tyre 97…