Gonxhja: Qendra Historike e Vlorës, hapësirë me vlera të shumëfishta

Qendra Historike është rikonstruktuar përmes një projekti të përbashkët të AADF dhe Qeverisë Shqiptare.

Qendra Historike, ose Vlora e Vjetër, e rikonstruktuar përmes një projekti të përbashkët të AADF dhe Qeverisë Shqiptare, tashmë është një nga pikat më tërheqëse për vendasit e vizitorët.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit, Blendi Gonxhja, ndau në rrjetet sociale pamje filmike të kësaj pjese të qytetit bregdetar, e cila është një nga pikëndalesat më interesante për këdo që e viziton Vlorën.

“Qendra Historike Vlorë, një hapësirë me vlera të shumëfishta, e cila përmbledh në vetvete historinë e qytetit, ngjarje e momente me rëndësi kombëtare e mbarëkombëtare, si dhe dëshmi e vlera të traditës në arkitekturë”, shkroi ministri Gonxhja.

Qendra historike në Vlorë, apo lagjja “Muradie,” një prej zonave më të vjetra dhe historike të qytetit, është kthyer prej kohësh në një qendër turistike. Kjo zonë ka ç’t’u tregojë vizitorëve, ndërsa konsiderohet një pikë zhvillimore e qytetit bregdetar.

Në Vlorën e Vjetër, në çdo godinë apo banesë të saj, mund të zbulosh të gjitha fazat e zhvillimit të arkitekturës shqiptare, të materializuara në nivelin lokal. Ndeshim traditën qytetare në ndërtim, stilet arkitekturore otomane dhe më tej, ndikimin e arkitekturës italiane, në variantet e saj neoklasike dhe moderne në katër dekadat e para të shekullit XX, ndikime të stilit austriak etj, të selektuara në raste të veçanta etj.

Ndërtimet në këtë zonë, të evokuara në kohë përmes procesit të restaurimit selektiv dhe në tërësi, përfaqësojnë vlera të vërteta në arkitekturë, të materializuara në shekujt XIX dhe XX, vazhdë e traditave shumë më të hershme. (ATSH)

Qendra Historike Vlorë 😍

Qendra Historike, Vlorë, një hapësirë me vlera të shumëfishta, e cila përmbledh në vetvete historinë e qytetit, ngjarje e momente me rëndësi kombëtare e mbarëkombëtare, si dhe dëshmi e vlera të traditës në arkitekturë. 😊 #Meki #EkonomiaKulturaInovacioni #DRTKVlorë #AADF #FSHZH #BashkiaVlorë #TrashëgimiaKulturore #QendraHistorikeVlorë 🏛️

Posted by Blendi Gonxhja on Sunday, July 28, 2024

Lexo më shumë nga

Rama kujton lëvizjet studentore: U rebelova për liri, jo për imponim

Kryeministri Edi Rama rikujtoi sot përvojën e tij gjatë lëvizjeve studentore dhe angazhimin në proceset e dialogut politik, duke u…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama kujton lëvizjet studentore: U rebelova për liri, jo për imponim

Kryeministri Edi Rama rikujtoi sot përvojën e tij gjatë lëvizjeve studentore dhe angazhimin në proceset e dialogut politik, duke u…