Rama: Reforma Antikorrupsion, projekt themelor për Shqipërinë 2030

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste vlerësoi sot se reforma antikorrupsion është një projekt themelor për Shqipërinë e vitit 2030.


Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste vlerësoi sot se reforma antikorrupsion është një projekt themelor për Shqipërinë e vitit 2030.

Në mbledhjen e Kongresit Zgjedhor të PS-së, Rama tha se kthesën e sapo nisur në luftën kundër korrupsionit nga drjetësia e re, e solli në jetë forca udhëheqëse e Partisë Socialiste.

“Ky është një projekt themelor për Shqipërinë e 2030-ës dhe unë nuk dua t’i kushtoj sekonda atyre që thonë: ‘duan të vënë në kontroll SPAK, janë trembur nga SPAK, duan të sabotojnë SPAK’, se këto janë broçkulla që ma ha mendja as në skeçet e estradave komuniste nuk do pranoheshin për humor se janë shuëm të trasha”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se në raportin e skanimit të thelluar të Bashkimit Europian janë faktet reale si për sa është luftuar edhe rekomandimet e Bashkimit Europian që ne duhet t’i plotësojmë deri në 2030 nëse duam të bëhemi anëtarë.

“Janë për sistemin e drejtësisë më shumë se sa gjysma. Atëhere, si mundet ne të mos marrim përsëri iniciativën, të mos krijojmë një kapacitet institucional që i mungon Shqipërisë dhe që i duhet pikërisht në këtë fazë, në parlament. Një udhëkryq ku të gjitha rrugët e institucioneve bashkohen e ku të gjitha institucionet flasin, dëgjohen, ndërveprojnë koordinohen e parlamenti i shqiptarëve ua shpalos shqitparëve? Ky është plani që duhet ta ndjeki çdo institucion”, shtoi ai.

“Kush duhet t’ia thotë një pushtei të pavarur, apo një institucioni në sistemin e drejtësisë ‘shiko se je mbrapa me procesin’? Skuadra kombëtare e Shqipërisë që shkon në Bruksel ka një mori përfaqësuesish që vijnë nga të treja pushtetet. Ata janë ta pavarur këtu. Vetëm parlamenti mund ta bëjë këtë gjë. Ndërkohë lufta antikorrupsion me denoncime të përditshme e me baltë të përnatshme, që na bëhet nga i ziu, nga i bardhi dhe nga gjithë cirku i tyre me kllounë e arusha që turren tek bashkia e Tiranës si tek torta e pavarësisë dhe në vend të tortës kafshojnë murin, me minj që dalin nga vrima si tigra syshqyer nga presioni që i bën në stomak kaçkavalli i mykur, nuk pi ujë me shiptarët. Zero! Ne e kemi ndarë mendjen”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se ne jemi këtu për të bërë ligjet një herë.

“Ne jemi këtu për të qeverisur sa më mirë. Ne jemi këtu për të bërë punë të mira. Ne nuk jemi këtu për t’u ruajtuar nga hija e nga hijet. Kush ka fakte e prova për korrupsion, ka një adresë, tek SPAK. Edhe pse ia qaj hallin SPAK-ut se është bërë si ato kutitë postare të letrave anonime, është turrur gjithë mileti e bëjnë denoncime, por kjo është temë tjetër”, tha Rama.

Ndërkohë, Rama theksoi se “kush ka këtu në këtë parti llogari për të dhënë, për korrupsion, e ka adresën tek SPAK-u”.

“Kush nuk ka mizë nën kësulë dhe e thërrasin në atë adresë për të dhënë shpjegime, të shkojë, të japë shpjegime e të vazdhojë punën. Duhet të mësohemi dhe me këtë. Do mësohen dhe ata që rrinë atje me kamera sikur po vijnë miss-et e po parakalojnë e do kuptohet që kjo është pjesë e sistemit. Të thirresh, të japësh shpjegime”, shtoi ai.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Rama: Këshill Kombëtar për Fëmijët me Aftësi Ndryshe, bonus financiar për mësuesit

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me një grup prindërish për krijimin e Këshillit Kombëtar për Fëmijët me Aftësi…

Global 360

Ana Brnabiç presidentja e përkohshme e vendit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dha dje në mbrëmje dorëheqjen

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Një ambasador i ri amerikan për një partneritet në ndryshim?

Eric Wendt dorëzon kredencialet në Tiranë, ndërsa Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara hyjnë në një fazë të re të partneritetit…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Këshill Kombëtar për Fëmijët me Aftësi Ndryshe, bonus financiar për mësuesit

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me një grup prindërish për krijimin e Këshillit Kombëtar për Fëmijët me Aftësi…