Rama: Do të marrim mandat të katërt shembullor

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Kongresin Zgjedhor të PS-së se “do të marrim një mandat të katërt shembullor me fuqinë e të cilit do të adresojmë çështjen e pensioneve”.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Kongresin Zgjedhor të PS-së se “do të marrim një mandat të katërt shembullor me fuqinë e të cilit do të adresojmë çështjen e pensioneve”.

Në fjalën e tij Rama tha se “PS ka një emër shumë të madh, ka një kuptim shumë të plotë. PS është një interes kombëtar, PS është interes publik, PS është interes njerëzor dhe ne jemi PS dhe vetëm ne askush tjetër nuk ka se ku i shkon detyrës që prioritetin numër një për të çuar tek familjet, njerëzit, frytet e këtij zhvillimi të kemi pensionistët”.

Rama bëri të ditur se “kemi filluar për rishikimin e pensioneve për gjyshërit e gjyshet e këtij vendi duke filluar nga ata që jetojnë në Shqipëri dhe në radhë parë që marrin pension sot e gjithë ditën akoma si pension social, ne e vumë atë pension social se e kishim zero, por nuk mund të vazhdojmë më”.

Sigurisht, vijoi Kryeministri, kjo është një pjesë e vështirë e ekuacionit financiar të këtij vendi, ku me të gjitha gropat që gjetëm e mbyllëm nga ata që tani e bëjnë gropë edhe ballkonin, ajo më e madhja që është sot e hapur, sot e gjithë ditën, është gropa e defictit të skemës së pensioneve për të gjithë ata të moshuar që kanë në dalë në pension para reformës sonë të mandatit të parë, se ata që kanë dalë më pas u ka shkuar e u shkon pensioni më i arsyeshëm”.

“Sado e vështirë të jetë ne jo vetëm nuk do t’i shmangemi kësaj sfide, por ne do të marrim një mandat të katërt shembullor me fuqinë e të cilit do të adresojmë çështjen e pensioneve”, përfundoi Rama.

Lexo më shumë nga

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…

Global 360

Herzog mandaton Gadi Eisenkot për formimin e qeverisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, pritet t’i japë politikanit të opozitës, Gadi Eisenkot, mandatin për formimin e qeverisë së re

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…