Nisma “Studio në Shqipëri”, Manastirliu: Universitetet shqiptare partneritete me institucione prestigjioze europiane

“Studio në Shqipëri” është nisma e re e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me universitetet për të informuar maturantët mbi potencialin dhe mundësitë që ofrojnë programet e studimit.


“Studio në Shqipëri” është nisma e re e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me universitetet për të informuar maturantët mbi potencialin dhe mundësitë që ofrojnë programet e studimit.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu tha se “universitetet shqiptare ofrojnë partneritete me institucione prestigjioze europiane, diploma dyfishe, programe në gjuhë të huaj, degë të kërkuara në tregun e punës, që të rinjtë të zgjedhin rrugën e duhur për të ardhmen e tyre”.

Nga data 30 korrik-4 gusht maturantët mund të aplikojnë online në U-Albania për përzgjedhjen e programeve të studimit.

Në një një video të publikuar nga ministrja Manastirliu, maturantët njihen me ofertën akademike të Universitetit të Tiranës: Këtë vit janë 3 programe tw reja studimi-Bachelor.

Fakulteti i Shkencave të Natyrës ofron Kimi Farmaceutike, Fizikë dhe Shkenca Kompjuterike; Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ofron Gjuhë Frënge dhe Gjuhë e Shenjave Shqipe; Fakulteti i Ekonomisë ofron një program të ri Master: Siguri informacioni dhe informacion strategjik.

Fakulteti i Ekonomisë ofron 4 programe Bachelor në gjuhë të huaj: Ekonomikë, Financë, Administrim Biznesi, Informatikë Ekonomike.

12 programe Master në Gjuhë të Huaj, (shqip-anglisht)

Fakulteti i Shkencave të Natyrës : Shkenca e të dhënave dhe Inteligjenca Artificiale; Biologji Mjedisore.

Fakulteti i Drejtësisë ofron Drejtësi (PI) dhe Instituti i Studimeve Europiane ofron Politika dhe qeverisja në Europë.

Programe Master në Gjuhë të Huaj;

Fakulteti i Shkencave Sociale ofron : Drejtësi Tranzitore, Etika në institucione dhe lidership, Shërbime Sociale në Drejtësinë Penale, Çështje të Fëmijëve dhe të Familjes, Komunikim për Ndryshim Social dhe të Sjelljes, Shkenca Politike Integrimi dhe Qeverisja.

Programe Master në Gjuhë të Huaj;

Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë ofron Gazetari Investigative dhe Sistemi i Informacionit Gjeografik të Aplikuar.

Diploma Dyfishe;

Fakulteti i Shkencave të Natyrës me Universitetin “Tuscia”, Itali ofron Bachelor në “Shkencat Natyrore Mjedisore”.

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja me Universitetin Sorbonne Paris Nord, Francë ofron Master i Shkencave në “Trajtimi Automatik i Gjuhëve” me drejtim “Trajtimi Informatik dhe gjuhësor i Dokumenteve të Shkruara”.

Diploma Dyfishe

Fakultet i Ekonomisë me Universitetin La Sapienza Romë, Itali ofron Master Ekzekutiv në “Siguri Informacioni dhe Informacion Strategjik”

Fakulteti i Shkencave Sociale me Universitetin e Salzburgut, ULJU, UKIM, Kolegji Fama, UBT, SST dhe UET ofron Master i Shkencave në “Shkenca Politikë-Integrimi dhe Qeverisja”.

(Marrë nga ATSH)

Peleshi takon Rinkēvičs: Vullnet për të përballuar sfidat e sigurisë

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi zhvilloi sot një takim me presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs.

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Peleshi takon Rinkēvičs: Vullnet për të përballuar sfidat e sigurisë

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi zhvilloi sot një takim me presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs.