Verërat “Made in Albania”, Denaj: Në vitin 2023 u eksportua 138% më shumë

Vreshtaria dhe prodhimi i verërave cilësore shqiptare sot është kthyer në një sektor kyç për zhvillimin ekonomik dhe një krenari për brandin shqiptar “Made in Albania””.


Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, në një postim në rrjetet sociale tha se në vitin 2023 u regjistruan 10 178 hektarë vreshta dhe 9 822 hektarë vreshta në prodhim.

Sipas Denajt, “vreshtaria dhe prodhimi i verërave cilësore shqiptare sot është kthyer në një sektor kyç për zhvillimin ekonomik dhe një krenari për brandin shqiptar “Made in Albania””.

Ministrja Denaj nënvizon se rritja e sektorit të verës ka ardhur nga mbështetja që i ka dhënë qeveria nga Skemat Kombëtare në vite dhe Programi IPARD për rritjen e sipërfaqeve të vreshtave, investimet në pajisje teknologjike për procesin e prodhimit, rritja e çertifikimit të fidanëve autoktonë dhe mbështetja për të marrë pjesë në panaire ndërkombëtare në tregje elitare.

Denaj thekspon se, në vitin 2023 janë regjistruar 10 178 hektarë vreshta dhe 9 822 hektarë vreshti në prodhim. Viti 2023 shënon dhe 61,7 tonë eksporte, duke shënuar vlerën më të lartë ndër vite.

“Verërat tona tashmë po shijohen në tregjet më elitare ndërkombëtare, duke fituar prestigj, çmime prestigjioze në panairë dhe njohje globale, duke na bërë krenarë në të gjithë botën!”, përfundon Denaj.

Ajo njofton se gjatë vitit të shkuar u eksportuan 138% më shumë në sasi.

(ATSH)vreshtaria dhe prodhimi i verërave cilësore shqiptare sot është kthyer në një sektor kyç për zhvillimin ekonomik dhe një krenari për brandin shqiptar “Made in Albania””.

Rrëzimi i helikopterit ushtarak italian, Nufi: Solidaritet me Italinë dhe misionin e EUFOR

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi reagoi sot pas ngjarjes tragjike në Bosnjë-Hercegovinë, ku nga rrëzimi i një helikopteri ushtarak humbën…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rrëzimi i helikopterit ushtarak italian, Nufi: Solidaritet me Italinë dhe misionin e EUFOR

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi reagoi sot pas ngjarjes tragjike në Bosnjë-Hercegovinë, ku nga rrëzimi i një helikopteri ushtarak humbën…