Gonzato: Administrata publike kyçe për integrimin në BE, kërkohen sisteme karriere të bazuara në meritë

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato tha sot se administrata publike është kyçe në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në familjen evropiane.


Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato tha sot se administrata publike është kyçe në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në familjen evropiane.

I pranishëm në aktivitetin për prezantimin e Planit të Motivimit të Administratës Publike, pjesë e sfidës së “Shqipërisë 2030” për anëtarësimin në BE dhe rritjes cilësore të aftësive të shtetit në shërbim të qytetarëve, Gonzato tha se 70% e legjislacionit të BE do të duhet të zbatohet në nivelin lokal.

“Mendoj se roli juaj është kyç në procesin e anëtarësimit. Ju jeni vërtet asetet e Shqipërisë për negociatat për anëtarësim në BE”, iu drejtua ai të pranishmëve në takim.

“Administrata publike është kyçe. Është ajo makineri përmes së cilës vendi përparon prioritetet e veta. Më vjen mirë që qeveria njeh rëndësinë e nëpunësit publik. Duhet të ketë një administratë publike pa korrupsion, transparente dhe llogaridhënëse për të ofruar shërbimet më cilësore për qytetarët dhe bizneset. Për të mundësuar që Shqipëria të luajë rolin e plotë si anëtare e BE. Duhen sisteme karriere të bazuara në meritë. Sisteme transparente, të bazuara në vlerësimin e aftësive të njerëzve”, tha Gonzato.

Ai shtoi se “nuk është rastësore që për BE, reforma e administratës publike është thelbësore si elementët e tjerë të anëtarësimit. Reforma e administratës publike do të jetë një nga faktorët përcaktues të integrimit. Shqipëria ka miratuar një udhërrëfyes realist dhe ambicioz dhe përcakton hapat më të rëndësishëm që shërbimi civil të jetë në lartësinë e detyrës që e pret. BE nuk po rri ulur e pret që këto reforma të bëhen, por BE po ndihmon në realizimin e tyre”, theksoi Gonzato.

“Dje përmbyllëm një projekt trajnimi tremujor në BE të administratës. Një pjesë ishin nga niveli lokal. E kemi thënë që 70% e legjislacionit të BE do duhet të zbatohet në nivelin lokal”, përfundoi Gonzato duke vlerësuar se ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni është personi i duhur për forcimin e administratës publike.

Lexo më shumë nga

Rama: “The Albanian Files”, i pari libër që trajtohet si provë krimi pas komunizmit

Libri “The Albanian Files” do të jetë së shpejti edhe në librarinë “Adrion” në kryeqytet

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: “The Albanian Files”, i pari libër që trajtohet si provë krimi pas komunizmit

Libri “The Albanian Files” do të jetë së shpejti edhe në librarinë “Adrion” në kryeqytet