Moody’s ndryshon në “pozitive” parashikimin për Shqipërinë: Ndikim, investimet në turizëm dhe energji

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit “Moody’s” ka ndryshuar perspektivën e Shqipërisë në “pozitive” nga “e qëndrueshme”, në rishikimin e fundit, të publikuar në 19 prill 2024.

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit “Moody’s” ka ndryshuar perspektivën e Shqipërisë në “pozitive” nga “e qëndrueshme”, në rishikimin e fundit, të publikuar në 19 prill 2024. Perspektiva “pozitive” pasqyron mundësinë e një skenari më të mirë fiskal sesa pritej, i cili mund të rezultojë në një përmirësim të qëndrueshëm të forcës fiskale të Shqipërisë.

Agjencia deklaron se Shqipëria ruajti stabilitetin makroekonomik përmes tre goditjeve të njëpasnjëshme gjatë kohëve të fundit, përfshirë tërmetin e vitit 2019, pandeminë e COVID-19 dhe krizën energjetike të vitit 2022.

Agjencia vlerëson se raporti i borxhit publik ndaj PBB-së u kthye në një trajektore të qëndrueshme rënëse në vitin 2022, duke kompensuar plotësisht rritjen e borxhit përgjatë periudhës 2019-2021. Moody’s pret që raporti i borxhit ndaj PBB-së të ulet në 56.3% në vitin 2024 nga 59.2% në vitin 2023. Përtej këtij viti, Moody’s pret që raporti i borxhit ndaj PBB-së të qëndrojë në një trajektore të qëndrueshme rënëse, në sajë të suficiteve primare të pritshme dhe të një rritje të qëndrueshme të PBB-së.

Moody’s pret që autoritetet të respektojnë rregullat fiskale të përcaktuara në Ligjin Organik të Buxhetit, të cilat përfshijnë një bilanc primar jo më të ulët se zero dhe një reduktim të raportit të borxhit publik ndaj PBB-së çdo vit derisa të arrijë 45% të PBB-së.

Agjencia është e mendimit se rënia e borxhit pritet të nxitet nga reformat e vazhdueshme fiskale, përfshirë strategjinë afatmesme të të ardhurave dhe përmirësimet në menaxhimin e investimeve publike. Ndikimi pozitiv i këtyre reformave mund të tejkalojë pritjet aktuale të agjencisë.

Agjencia vlerëson se përmirësimi i konsiderueshëm i bilancit të llogarisë korrente kohët e fundit pritet të jetë strukturor, me vetëm deficite të vogla të parashikuara për vitet 2024-2025, të mbështetura nga bumi i turizmit dhe rritja e remitancave.

Agjencia është e opinionit se flukset e qëndrueshme të investimeve të huaja direkte në turizëm dhe energji, përmirësimet në produktivitet, si dhe rritja e pjesëmarrjes në forcat e punës mbështesin një perspektivë pozitive ekonomike afatmesme. Agjencia parashikon një rritje reale të PBB-së në 3.5% në vitin 2024.

Sipas vlerësimeve të agjencisë sistemi bankar mbetet i fortë dhe me likuiditet të lartë.
Agjencia është e mendimit se profili i kreditit të Shqipërisë do të përfitojë gjithashtu nga zbatimi gradual i reformave të mëtejshme që lidhen me procesin e anëtarësimit në BE.

Ritmi i reformave ka të ngjarë të forcohet me përparimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE. Integrimi i mëtejshëm ekonomik me BE-në, partnerin më të madh tregtar të Shqipërisë, ka të ngjarë të përmirësojë potencialin e rritjes së ekonomisë të saj në afatmesëm dhe eventualisht të ngushtojë më tej hendekun në nivelet e të ardhurave me vendet anëtare të BE-së.

Plani i Reformave dhe Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili u miratua nga Komisioni Europian në nëntor 2023, me suport prej fondeve të para-anëtarësimit të BE-së dhe investimesh në kuadër të Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor (WBIF), do të mbështesin zbatimin e reformave të mëtejshme institucionale edhe në Shqipëri dhe konvergjencën e të ardhurave për banorë me nivelet e vendeve e BE-së, parashikon Moody’s.

 

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Spiropali, vizitë zyrtare dyditore në Maqedoninë e Veriut

Spiropali do të pritet në Shkup nga Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, Kryeministri Hristijan Mickoski, kryetari…

Global 360

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Spiropali, vizitë zyrtare dyditore në Maqedoninë e Veriut

Spiropali do të pritet në Shkup nga Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, Kryeministri Hristijan Mickoski, kryetari…