Sulltan Nevruzi, Baba Mondi: Në këtë ditë të mbjellim paqe, dashuri e mirësi

Besimtarët bektashianë festojnë Ditën e Sulltan Nevruzit, ditëlindjen e të madhit Imam Aliu.


Besimtarët bektashianë festojnë Ditën e Sulltan Nevruzit, ditëlindjen e të madhit Imam Aliu.

Në Kryegjyshatën Botërore në Tiranë u zhvillua paraditen e së premtes ceremonia e shenjtë e festës së Sulltan Nevruzit.

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj në fjalën e tij për të gjithë besimtarët bektashinj që festojnë sot Sulltan Nevruzin, solli në vëmendje shenjtin e madh, imam Aliun.

“Sot është dita e lindjes së Imam Aliut e ringjalljes shpirtërore për një të ardhme më të mirë. Uroj që Sulltan Novruzi, kjo ditë e re të sjellë mbarësi e bekime nga Zoti për të gjithë ju dhe familjet tuaja. Në këtë ditë të veçantë uroj ta doni më shumë njëri-tjetrin, të bëni mirë e të përparoni duke pasur dashamirësinë në zemrat tuaja. Secili duhet të njohë veten, ta mundë egon dhe urrejtjen e të mbjellë paqe, dashuri e mirësi”, theksoi Baba Mondi.

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, tha se “duajeni atdheun, ashtu si jepni kontributin dhe integritetin tuaj në dheun tuaj. Kjo është pasuria për të cilën ka nevojë Shqipëria. S’ka pasuri si arsimi, s’ka varfëri më të madhe se injoranca”, tha Baba Mondi.

“Në këtë Muaj të Madhërishëm Ramazani ju uroj dashuri paqe e mirësi!”, tha Baba Mondi.

Festa e Sulltan Nevruzit shënon fillimin e vitit të ri, sipas sektit bektashian dhe përkon me ditëlindjen e Imam Aliut në Qabe. Kjo ditë cilësohet në mbarë botën Aleviane si dita e fisnikërisë bektashiane dhe dita e ringjalljes së madhe. Në këtë ditë çdo gjë mund të ringjallet, lind shpresa, ringjallja për gjithë njerëzimin. Ajo është një ditë e re, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë.

Në Shqipëri Dita e Sulltan Nevruzit, festa më e rëndësishme e bektashizmit, u dekretua si festë kombëtare në vitin 1996.

Në vendin tonë sekti i bektashinjve, është i vendosur kryesisht në jug të vendit, ndërkohë që ai ka një shtrirje të konsiderueshme në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Komisioni Europian vlerëson progresin në ligjet e biznesit

Komisioni Europian ka vlerësuar pozitivisht progresin e Shqipërisë në përafrimin e legjislacionit për biznesin dhe shoqëritë tregtare me standardet e…

Global 360

Meloni i kërkon BE-së të caktojë një negociator për bisedimet e paqes në Ukrainë

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, i ka kërkuar Bashkimit Evropian të caktojë një përfaqësues të posaçëm për negociatat me Rusinë

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Komisioni Europian vlerëson progresin në ligjet e biznesit

Komisioni Europian ka vlerësuar pozitivisht progresin e Shqipërisë në përafrimin e legjislacionit për biznesin dhe shoqëritë tregtare me standardet e…