Kosova vend atraktiv për turizëm, rritet numri i vizitorëve rreth 90%

Kosova po bëhet një vend atraktiv për turistë të huaj, veçanërisht Prishtina


Kosova po bëhet një vend atraktiv për turistë të huaj, veçanërisht Prishtina. Vitin e fundit numri i vizitorëve nga vende të ndryshme të botës në Kosovë është rritur rreth 90 për qind.

Gjatë vitit 2023 numri i net-qëndrimeve të vizitorëve vendorë dhe të jashtëm ishte 1 milion e 523 mijë ose 86 për qind rritje krahasuar me vitin 2022.

Kryeqyteti shënon numrin më të madh të vizitorëve sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), me burim nga strukturat akomoduese. Ndërsa numrin më të madh të netëve të qëndrimit nga vizitorët ka shënuar Peja me 678 mijë e 899 net-qëndrime.

Turisti nga Japonia i cili ka qëndruar për vizitë këto ditë në Prishtinë, Charles thekson pë KosovaPress se Kosova ka vende të bukura dhe njerëzit këtu janë miqësorë.

Po ashtu një turist tjetër thekson se një mik i tij ia ka rekomanduar Kosovën dhe pastaj ka ardhur për të vizituar. Ai shton se Kosova është e bukur me njerëz shumë të dashur e miqësor.

Sipas Unionit të Turizmit rol të madh në promovimin e vendit tonë luajnë institucionet për shkak se duhet të ndajnë buxhet më shumë dhe të kenë prioritet turizmin. Për këtë arsye unioni bënë apel institucioneve që të rrisin fondin për turizmin për shkak që është një ndër shtyllat kryesore të ekonomisë dhe punësimit të këtij vendi.

Kryetari i unionit të turizmit, Baki Hoti shprehet për KosovaPress se një vizitor për të qëndruar 24 orë është e paraparë mesatarisht që të shpenzon rreth 150 euro, duke përfshirë akomodimin, ushqimin dhe gjëra të tjera. Sipas tij, sa më shumë që të ketë vizitorë aq më shumë dhe pozitive do të ketë të hyra në biznese dhe në shtet.

Ndërsa, nga ministria për Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti thonë për KosovaPress se së shpejti Republika e Kosovës do të ketë logon dhe sloganin e saj zyrtar të turizmit, pasi që përmes këtyre simboleve synohet të zhvillohet turizmi gjatë viteve të ardhshme. Po ashtu sipas MINT-it, jo vetëm si një forcë enorme për punësim e zhvillim ekonomik, por edhe si një mundësi për të ndërtuar një imazh të shtetit më të ri në Evropë, i cili promovon vlerat unike të Kosovës.

Sipas kësaj ministrie, Kosova, gjithashtu, do të promovohet edhe përmes panaireve ndërkombëtare, ku marrin pjesë operatorë turistikë, me mbështetje nga MINT/ KIESA, të cilët promovojnë dhe shesin oferta turistike për Kosovën, përmes Regjistrit të turizmit, si platformë elektronike që ofron informacion për subjektet që ushtrojnë veprimtari në fushën e turizmit në Republikën e Kosovës, përmes platformave digjitale, ‘Fam Tripeve’ dhe të tjera të ngjashme.

Edicioni i tretë i Panairit Ndërkombëtar i Turizmit, “Kosova 2024” do të mbahet me 12-13 prill, ku do të ketë mbi 300 kompani ekspozuese që do të prezantojnë produktet e tyre nga 15 shtete evropiane. /KosovaPress/

Lexo më shumë nga

Gonzato: Shqipëria të përshpejtojë reformat për mbylljen e negociatave deri në 2027-ën

Delegacioni i Bashkimit Evropian mirëpriti një diskutim produktiv dhe të hapur mes ambasadorëve të shteteve anëtare të BE-së dhe ministrit…

Global 360

Bordi i Paqes i kërkon KS të ushtrojë presion për çarmatim të Hamasit

Bordi i Paqes, i krijuar për të mbikëqyrur armëpushimin në Gaza, do t’i kërkojë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të…

Diplovista

Rama për “Postimees”: Në BE deri në 2030-ën, besoj në një Evropë më praktike dhe më funksionale

Kryeministri Edi Rama u shpreh në intervistën për të përditshmen estoneze Postimees se Evropa bëri një gabim duke ia lënë…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonzato: Shqipëria të përshpejtojë reformat për mbylljen e negociatave deri në 2027-ën

Delegacioni i Bashkimit Evropian mirëpriti një diskutim produktiv dhe të hapur mes ambasadorëve të shteteve anëtare të BE-së dhe ministrit…