Të gjitha pagesat dhe blerjet përmes bankës

Rama dhe Ibrahimaj tregojnë projektin pilot: Për 4 muaj do ta pilotojmë në Tiranë, Përmet dhe Peshkopi


Për të ulur informalitetin, por edhe për të lehtësuar pagesat, Shqipëria do të testojë shumë shpejt një projekt pilot për pagesat përmes sistemit elektronik.

Lajmin e mirë e dha Ministrja për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, e cila në podcastin me kryeministrin Edi Rama, tha se “përmes një projekti pilot këto forma pagesash elektronike duam t’i testojmë gjerësisht për të gjitha pagesat”.

“Dua të falenderoj gjithë pionerët e start up-eve të fin tech, se kanë bërë atë që bëjnë start up-et në gjithë botën, kanë gjetur problematikën, që është kosto dhe koha, dhe i kanë dhënë një zgjidhje problematikës që na shërben të gjithëve. Duke marrë shkas nga kjo kemi menduar të bëjmë një projekt pilot, ku do të pilotojmë tre zona të ndryshme – në Tiranë 100 individë, në Peshkopi 100 individë, dhe në Përmet 100 individë, – të cilët qeveria do t’u mbushë llogaritë e tyre për 4 muaj me një vlerë prej 10 mijë lekësh në muaj, me qëllim që këto para t’i shpenzojnë nëpërmjet platformave digjitale.

Ne do të lidhim partneritet edhe me disa biznese, të cilët do të pranojnë që të bëhen pjesë e këtij piloti me qëllim që të testojmë të gjitha zgjidhjet eksistuese dhe të shohim se çfarë problematikash na dalin, edhe në pëdorim nga ana e individit, edhe nga ana e biznesit.

Por, edhe në veprimet që sistemet ekzistuese kanë, pra në veprimet që fin tech-et kanë me bankat. Pse duhet të ndërhyjë qeveria pyesin? Është interes publik sepse ne kemi interes të reduktojmë cash-in në ekonomi, ne kemi interes të vijojmë formalizimin dhe ky është një element komplementar i fiskalizimit. Nëse për pagesat biznes me biznes tashmë çdo gjë bëhet me bankë, pagesat biznes me individë vijojnë të kenë ato problematikat e përdorimit të cash-it dhe të informalitetit.

Besojmë se me këtë pilot dhe me këtë nxitje do të mund të finalizojmë projektin tonë të fiskalizimit, ku çdo gjë duhet të jetë elektronike, e thjeshtë për individin, e thjeshtë për biznesin për ta shtyrë përpara progresin dhe inovacionin. Synojmë që ta mbështesim sistemin financiar dhe fin tech-net dhe bankat”, tha Ibrahimaj.

Kryeministri Rama theksoi se prej disa kohësh po flitet për zgjidhjen e këtij problemi përmes instrumenteve të botës së re.

“Këtu na vjen në ndihmë ajo që po ndodh sot në Shqipëri, të cilën duam ta promovojmë. Po përgatisim një projekt pilot për të parë a funksionon një prurje e risisë së botës së re”, tha Rama.

Lexo më shumë nga

FMN nis vlerësimin e investimeve publike në Shqipëri, në fokus eficienca dhe transparenca

Shqipëria nis muajin shtator me misionin PIMA të Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili do të vlerësojë menaxhimin e investimeve publike…

Global 360

Bekim Sejdiu, kandidati i LVV-së dhe LDK-së për president të Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike të Kosovës kanë arritur marrëveshje për kandidatin për president të Kosovës dhe ai do të…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

FMN nis vlerësimin e investimeve publike në Shqipëri, në fokus eficienca dhe transparenca

Shqipëria nis muajin shtator me misionin PIMA të Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili do të vlerësojë menaxhimin e investimeve publike…