Fundjava kuqezi/ Asllani vendimtar me asist. Në kampionatin turk shkëlqejnë Manaj dhe Cikalleshi

Rey Manaj realizoi një gol shumë të bukur dhe vendimtar në sfidën Sivasspor – Besiktas


Edhe këtë javë fundjavë shumica e futbollistëve të Kombëtares shqiptare, të cilët aktivizohen me klube të ndryshme në Europë kanë luajtur minutat e tyre me ekipet përkatëse, duke qenë edhe protagonistë.

Kristjan Asllani e nisi si titullar me Interin sfidën e kampionatit ndaj Fiorentinës dhe menjëherë ishte vendimtar me asistin e dhënë për golin e shënuar nga Lautaro Martinez. Mesfushori kuqezi e luajti të gjithë ndeshjen dhe zhvilloi një paraqitje shumë të mirë në fushën e lojës. Sajti i specializuar për statistika “SofaScore” e vlerësoi Kristjan Asllanin me notën 7.3, e treta më e mirë te Interi.

Edhe Sokol Cikalleshi dhuroi dy asiste në sfidën e skuadrës së tij Konyaspor me Basaksehir. Sulmuesi kuqezi në pjesën e parë asistoi dy herë për shokun e skuadrës Prip që realizi dy gola. Megjithatë Konyaspor nuk mundi ta shmangte humbjen pasi në fraksionin e dytë miqtë realizuan tre gola dhe fituan ndeshjen.

Rey Manaj nuk ndalet dhe gjen sërish rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi realizoi një gol shumë të bukur dhe vendimtar në sfidën Sivasspor – Besiktas, që përfundoi 1-0. Sivasspori regjistroi një tjetër triumf falë Rey Manajt, që shkon në kuotën e 11 golave në kampionatin turk.

Manaj e luajti të gjithë sfidën dhe në fund u vlerësua si lojtari i ndeshjes me notën 8.0 nga sajti i specializuar për statistika “SofaScore”.

Tituallarë me skuadrat e tyre u aktivizuan edhe Elhan Kastrati, Ivan Balliu, Berat Gjimshiti, Adrian Ismajli, Ylber Ramadani, Klaus Gjasula dhe Arbnor Muja, ndërsa Keidi Bare dha kontributin e tij si zëvendësues

Lexo më shumë nga

Tatimet: 10 milionë euro kompensime për fermerët përmes autofaturës

Fermerët kanë vijuar të përdorin skemën e kompensimit përmes autofaturës, me mbi 4 mijë aplikime të kryera online gjatë dy…

Global 360

Bekim Sejdiu, kandidati i LVV-së dhe LDK-së për president të Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike të Kosovës kanë arritur marrëveshje për kandidatin për president të Kosovës dhe ai do të…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia