Varadkar: BE duhet t’i heqë masat Kosovës, Asociacioni të mos ketë mikroshtet brenda

Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar ka deklaruar se vendi tij është për heqjen e masave që Bashkimi Evropian i ka vendosur Kosovës.


Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar ka deklaruar se vendi tij është për heqjen e masave që Bashkimi Evropian i ka vendosur Kosovës.

Ai në konferencën e përbashkët me kryeministrin e vendit, Albin Kurti derisa theksoi mbështetjen e shtetit të tij ndaj Kosovës, tha se themelimi i Asociacionit duhet të jetë me koordinim, porse u shpreh se nuk duhet të krijohet një mikroshtet brenda Kosovës.

Varadkar po ashtu tha se Irlanda do e përkrah Kosovën për anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

Ai shtoi se dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është jetik për të pas një zhvillim të mëtejmë edhe në Kosovë dhe Shqipëri.

Ndërsa potencoi se masat kufizuese që Bashkimi Evropian i ka vënë Kosovës, duhet të hiqen.

Ndërkaq, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka insistuar që të ketë nënshkrim dhe zbatim të marrëveshjes nga ana e Serbisë.

Shefi i Qeverisë ka kërkuar ka kërkuar nga BE të reagojë ndaj shkeljeve që po bënë Serbia ndaj marrëveshjes bazike.

Kurti shtoi tha se Milan Radojiçiq duhet të dorëzohet dhe jo të ngelet i lirë në Serbi.

I pyetur për ndalimin e futjes së mallrave serbe, Kurti tha se të gjitha këto janë në përputhje me situatën e sigurisë. (Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Spahiu me studentët e “Marin Barletit”: Suksesi matet edhe me gjurmën që lini

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, mori pjesë në ceremoninë me studentët e Universitetit “Marin Barleti”, në një…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Spahiu me studentët e “Marin Barletit”: Suksesi matet edhe me gjurmën që lini

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, mori pjesë në ceremoninë me studentët e Universitetit “Marin Barleti”, në një…