Përtej netëve prizrenase!

Gent Smani ka forcë imagjinative të madhe dhe i nxjerr xhevahiret natës një e nga një


Nga Fatmir Juka, kurator

Rri zgjuar natën, atëherë kur errësira ka mbuluar çdo gjë dhe kur qetësia mbretëron me heshtjen e vet qytetin tim , atëherë kur gjumi ka kapluar çdo send, atëbotë unë filloj dhe jetoj dhe shoh përtej errësirës gjëra që dita nuk mi jep.

Unë jam Gent Smani dhe mendoj se përtej natës, përtej së errësirës, ekziston një shteg ku të errtën e kam si mbështetje, siç do shprehej Alain Badiou: – Për të zezën(errtën), si jo- ngjyrë e pikturës, duhet të themi, se nuk është e kundërta e dritës, por mbështetja për një dritë tjetër, më tepër sesa për vetë dritën.

Pier Soulage është një piktor që gjithë kohën e tij e shpenzoi në kërkimin e dritës në errësirë.

Sipas tij, ai pohonte sa e sa herë se; ekziston vetëm një trekëndësh piktural, i përbërë nga “gjëja”, që është vepra, ai që e ka përftuar (piktori) dhe atij që e shikon (spektatori).

Ne këtë trekëndësh “Gjëja= vepra, është një ndërmjetësim midis kërkimit pjesërisht të verbër të artistit, kërkimit pjesërisht të ndriçuar të spektatorëve dhe se ky raport midis verbërisë dhe ndriçimit, i cili hamendëson tre terma (dy subjekte dhe një gjë), e shpjegon në fund “gjënë= veprën”, atëherë kur vepra flet dhe artisti i dëfton spektatorit shkëlqimin e pafundëm, shkëlqimin e ri, të fshehur në errësirë.

Pra sipas Soulage, në të errtën qëndron forca e kërkimit e njëkohësisht zbulimit,,, Sa e sa pasione e kanë shtyrë njeriun në historinë vet që t’u turrej errësirave të verbëra dhe t’i shfaqë botës dritë…

Kjo është misionare, fisnike dhe e natyrës njerëzore e në fund ajo që shfaqet është magjike dhe të habit.

Pra në këtë përpjekje ka më shumë se një personazh, së pari është dikush qe e nis këtë aventurë në errësirë dhe ky është artisti disi i verbër, pastaj vjen spektatori gjysëm i ndriçuar të cilit i tregohet vepra e cila merr kuptim kur shfaqet, atëherë kur nata nuk është më natë, por një telajo a qëndismë e pazbuluar deri në fund.

Në këtë kuptim, përtej-së-zezës së Soulages-it gjendet njëmend pohimi i kulluar piktural i asaj çka është e aftë të bëjë piktura, e pse jo netëve piktorike të Gentit që na zbulohen… hapësira e krijuar për atë që vështron është e tillë që lëvizjet, ecjet, vëzhgimet, bëjnë të mundur ndryshimin në çdo çast se , e errëta vetmitare dhe e ngjeshur e çdo tabloje të Gentit tregon se ajo do mund të vazhdojë, se kufizimi i pikturës e madje, pamatshmëria e saj, është veçse një çast i pafundësisë së vet. Ja sesi e errëta= nata , bëhet mbështetje e përtej-së- zezës.

Edhe ngjyrat “rrëzohen” para kësaj errësire… jo se “bien” por faktojnë pikëmbështetjen e tyre pikërisht mbi këto errësira dritëmbajtëse… e forma po ashtu.

Pikerisht tek forma si armatura mbajtëse e kësaj gjëje=vepre ekziston , një problem . Në art, në pikturë, sikurse në muzikë, nuk bëhet fjalë që të riprodhohen apo të shpiken ca forma, por të kapen ca forca.

Madje pikërisht për këtë shkak asnjë art nuk është figurativ por shfaqet si abstrakt. Formula e famshme e Paul Klee-së, “jo të jepet ajo çka është e dukshme , por të bëhet e dukshme diçka’, automatikisht çan errësirën dhe piktura e Gentit fillon e ndërton një gjuhë, aty gjen forcë dhe merr zë… Forca është sipas Gilles Deleuze në raport të ngushtë me ndjesinë: lipset që mbi një trup të ushtrohet njëfarë force që të mund të ekzistojë ndjesia.

Bash kjo i kërkohet edhe muzikës, ti bëjë të tingëllojnë ca forca jotingullore, dhe pikturës, ti bějë të dukshme ca forca të padukshme. Genti e ushtron forcën e tij pikërisht mbi masën e madhe të trupit të natës…Genti ka forcë imagjinative të madhe dhe I nxjerr xhevahiret natës një e nga një e ne ndihemi të pasur, e të pafrikësuar nga nata,,, biles I ndjejmë dhe melodinë…

Prizren, dhjetor 2023

Rama takon Rutte: Po rilindim industrinë ushtarake, prioritet porti në Porto Romano

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ku u ndal…

Global 360

Rutte: Shqipëria ka mbështetjen e NATO-s

Kryeministri Edi Rama u takua sot në Bruksel me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Humanizmi sot në shoqëri sfidë për njerëzimin!

Humanizmi sot nuk është thjesht një koncept filozofik, por një nevojë absolute shoqërore dhe morale.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama takon Rutte: Po rilindim industrinë ushtarake, prioritet porti në Porto Romano

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ku u ndal…