“The Sun”: Shqipëria mes destinacioneve të njohura për plazhet mahnitëse

Gazeta angleze: Riviera Shqiptare është krahasuar me bregdetin e Qipros, por më e përballueshme.


Destinacionet POPULLORE zakonisht kanë një dobësi të madhe, ato janë shumë të shtrenjta, edhe jashtë pikut të sezonit, shkruan Giuli Graziano në të përditshmen britanike “The Sun”.

Sidoqoftë, mos u shqetësoni, pasi për vitin 2024 ju sugjerojmë destinacione të cilat janë të këndshme, por shumë më pak të kushtueshme.

Hulumtimet dëshmuan një kërkesë në rritje për pushime në destinacionet më pak të njohura.

Në vitin 2023, pati një rritje të dukshme të rezervimeve në vendet si Malta (+29%), Bullgaria (+33%), Mali i Zi (+67%) dhe Shqipëria (+95%).

Agjencia e udhëtimeve ka ndarë rekomandimet e saj kryesore për destinacionet e vitit 2024 bazuar në përballueshmërinë, kohët më të shkurtra të fluturimeve dhe krahasimin e kulturës dhe bukurisë natyrore.

Shkëmbeni Qipron me Shqipërinë

Shumë nga plazhet e Shqipërisë shpesh përshkruhen si më të qeta se ato në Evropë, por po aq të bukura.

Riviera Shqiptare është krahasuar me bregdetin e Qipros, por më e përballueshme.

Shqipëria ofron mundësi të shumta për lloje të ndryshme pushimesh, nga destinacionet mes vendasve miqësorë deri te pikat e nxehta të festave.

Ksamili është i mrekullueshëm për këdo që kërkon të festojë në Mesdhe, pasi kostot e akomodimit, ushqimit dhe jetës së natës janë më të ulëta se kudo tjetër në bregdet, veçanërisht gjatë verës së ngarkuar.

Dhërmiu në Shqipëri është krahasuar me Ayia Napën në Qipro, pasi të dyja janë destinacione të njohura për adhuruesit e muzikës dhe festivaleve.

Disa vendpushime në plazhet shqiptare mund të aksesohen duke marrë linjën ajrore në Korfuz dhe më pas duke marrë një varkë 30-minutëshe për në Sarandë.

Pushimet për pesë netë në Shqipëri përfshirë fluturimet ofrohen duke nisur nga 302 paund.

Rama kujton lëvizjet studentore: U rebelova për liri, jo për imponim

Kryeministri Edi Rama rikujtoi sot përvojën e tij gjatë lëvizjeve studentore dhe angazhimin në proceset e dialogut politik, duke u…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama kujton lëvizjet studentore: U rebelova për liri, jo për imponim

Kryeministri Edi Rama rikujtoi sot përvojën e tij gjatë lëvizjeve studentore dhe angazhimin në proceset e dialogut politik, duke u…