Egon Schiele, piktori i epshit!

Egon Schiele, i akuzuar dhe i lakmuar, heretik dhe shenjtor, banal dhe joshës, mospërfillës dhe imponues.


Nga Albert Vataj

Ai është Egon Schiele, i akuzuar dhe i lakmuar, heretik dhe shenjtor, banal dhe joshës, mospërfillës dhe imponues. Atë e pëlqejnë dhe e urrejnë, na mahnit dhe na magjeps njëkohësisht. Ai thot me penel atë që na dalldis dhe na bën me faj, siç na mrekullon.

Ai është shënjim në të hirshmen bukuri, erosit përpirës dhe lojës së epshit, i cili zgjohet zjarmshëm në vijëzime delikate e ngjyrim të shkujdesur. Ai është i madh, pikërisht për shkak të stilit të tij vendimtar, i cili thellohet në brendësinë e fshehur dhe të ruajtur pas sensualitetit të pamohueshëm të veprave të tij.

Së bashku me Klimt-in, një tjetër artist i madh i periudhës secesioniste, ai sigurisht kontribuoi për t’i dhënë një konotacion shumë të veçantë veprave të tij dhe artit të asaj epoke, të cilat janë ende jashtëzakonisht aktuale sot, si nga ana teknike, ashtu edhe nga përmbajtja.

Për shkak të moralit dhe censurës së asaj periudhe ai u detyrua të shkatërronte disa nga veprat e tij të konsideruara “të turpshme”, dhe nëse nuk do të kishte vdekur para kohe, kushedi se çfarë kryeveprash të tjera të shkëlqyera do të na kishte lënë.

Sidoqoftë, jo të gjithë e pëlqejnë Schiele.

Dhe besoj se kjo është edhe për shkak të asaj vrazhdësie të qartë në paraqitjen dhe ekspozimin e detajeve anatomike, të cilat, veçanërisht për kohën, mund të kenë “tronditur” në një farë mënyre – në mos skandalizuar plotësisht – vizitorët dhe njerëzit që mendojnë drejt…

Megjithatë, për Schiele-n më pëlqejnë pikërisht këto aspekte: sensualiteti, vrazhdësia, dëshmitarët e shqetësimit dhe mundimit, të cilat, nëpërmjet artit, e tejkalojnë atë për t’u lidhur me Historinë dhe ngjarjet e saj, por jo vetëm kaq, edhe me histori dhe ngjarje më të zakonshme, të njerëz të thjeshtë, të cilët jetuan në kapërcyellin e një epoke trazirash dhe në të njëjtën kohë konservatorë.

Jo i lehtë.

Ja ku shkoni, Schiele.

Dhe arti, ai i vërteti, nuk mund të jetë “i turpshëm”, madje as të censurohet, nga askush edhe pse ngjan skandaloz në sensualiteton e tij shprehës, në atë që është vetë, Egon Schiele si vetvetja, si askush tjetër. Ai është në art për të komunikuar shpirtërisht në një mënyrë të çiltër dhe përjetuese.

Ndihma Juridike Falas, 100 qytetarë përfituan këshillim dhe përfaqësim këtë javë

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, bëri të ditur shifrat e javës nga Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas, duke theksuar rëndësinë…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kina i kërkon Japonisë të përshpejtojë asgjësimin e armëve kimike të braktisura

Pekini i bëri sërish thirrje të premten Japonisë të përshpejtojë asgjësimin e armëve kimike që la në Kinë pas Luftës…